E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Hetim akuzave të Dick Marty-t

26-01-2012 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtëm z. Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e Task Forcës Speciale Hetimore të BE-së, Ambasadorin Clint Ëilliamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty. Ministri Haxhinasto siguroi z. Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës. Po kështu, Ministri Haxhinasto theksoi se Task Forca Speciale Hetimore e BE-së ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport. Z. Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›