E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, LSI: Ndryshimet në Kod të bëhen me konsensus

26-01-2012 / Gazeta 55

Nënkryetari i Kuvendit flet një ditë para mbledhjes së Komisionit të reformës zgjedhore

Nënkryetari i Kuvendit, anëtar i Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Vangjel Tavo, shprehet se nëse nuk gjendet konsensusi politik, mbi ndryshimet në Kodin Elektoral, rrezikohet që reforma zgjedhore të përfundojë siç ka ndodhur më parë, në prag të zgjedhjeve, ose të mos ketë rishikim të ligjit, si para garës elektorale të vitit 2011. Sipas tij, reforma mund të përfundojë brenda afatit të caktuar, muaji mars, nëse dy partitë e mëdha do të gjejnë konsensusin.
Komisioneri Tavo, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në komisionin e reformës zgjedhore, thotë se ka pasur mundësi që puna për rishikimin e ligjit zgjedhor, të ecte me hapa më të shpejtë.
Komisioni i reformës zgjedhore pritët të zhvillojë mbledhjen e parë për këtë vit, gjatë ditës së premte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›