Abraham, ofertë nga Bundesliga

Mbrojtësi nigerian i Tiranës, Abraham Alecheny mund të transferohet në Bundesligën gjermane. Rekordmeni absolut si lojtari i huaj me më shumë tituj kampion (3 të tillë, me 3 skuadra të ndryshme) ndodhet edhe në listën e dëshirave të Hajdukut të Splitit. Sipas menaxherit të tij, Gëzim Mance, tratativat me klubin gjerman (ende nuk është dhënë emri i skuadrës) pritet të përfundojnë brenda 20 janarit.
E Premte, 09 Janar 2009