E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deco reagon: Sjam i perkedheluri i trajnerit

Disa jave pas akuzave qe kane ardhur jo vetem nga mediat por edhe nga brenda skuadres, mesfushori ka vendosur te flase, duke mohuar gjithcka.

Sezoni i tij i pare me skuadren e Chelsea nisi me kemben e mbare por vetem 5 muaj pas mberritjes ne Londer, portugezi Deco ndihet i sulmuar pas akuzave se ai eshte lojtari qe tekniku Scolari e mban me afer. Disa jave pas akuzave qe kane ardhur jo vetem nga mediat por edhe nga brenda skuadres, mesfushori ka vendosur te flase, duke mohuar gjithcka.

“Nuk ka kuptim qe une te konsiderohem si i preferuari i Phil. Nuk kam nevoje te mbroj veten, por e verteta eshte se kam fituar shume tituj edhe pa Scolari-n. Nese nuk ulem asnjehere ne pankine do te thote se jam nje lojtar titullar kudo qe luaj. Une dhe Scolari punojme bashke dhe une e mbeshtes sepse eshte nje njeri i madh”, shprehet ish katalanasi.

Deco u ble nga Barcelona gjate merkatos se veres per 8 milione sterlina dhe ka nje kontrate me blute e Londres qe e lidh deri ne vitin 2010, me opsion shtyrjen edhe per nje vit tjeter.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›