Kotbus kërkon të zgjasë kontratën me SkelënMarrëveshja aktuale përfundon në fund të sezonit dhe të dy palët, si klubi i Kotbusit ashtu edhe mesfushori shqiptar janë shprehur për zgjatjen e saj

Menaxheri i Energi Kotbusit, Shtefën Hajdrich do të nisë bisedimet me Ervin Skelën për përtëritjen e kontratës së fantazistit shqiptar. Marrëveshja aktuale përfundon në fund të sezonit dhe të dy palët, si klubi i Kotbusit ashtu edhe mesfushori shqiptar janë shprehur për zgjatjen e saj. Sipas gazetës gjermane “Lausitzer Rundschau” bisedimet do të zhvillohen gjatë fazës përgatitore në Qipro.
Skela do të përballet edhe me Klodian Duron, në sfidën Energi Kotbus-Omonia Nikosia gjatë një turneu që do të zhvillohet në Qipro. Për të kujtuar është fakti se Ervin Skela e Klodian Duro kanë qenë shokë skuadre te Arminia Bielefeld, e në atë kohë bashkë me ta ndodhej edhe Fatmir Vata.
E Enjte, 08 Janar 2009