E Enjte, 5 Nëntor 2026

Abrahami e dërgon Chelsean në krye, 2-0 në fushën e Newcastle

Chelsea i Frank Lampard mori fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe fiksoi (për momentin) kryesimin e renditjes së kampionatit anglez. Një fitore vendimtare në fushën e Newcastle,  2-0. Një autogol i Fernandez hapi ndeshjen pas 10 minutash lojë. Më pas është Abraham që ka mbyllur llogaritë në minutën e 65-të, pas një veprimi të bukur me Werner. Kjo është humbja e dytë radhazi për Magpies.

Me nëntë ndeshje të zhvilluara, Chelsea momentalisht mban vendin e parë në kuotën e 18 pikëve. 5 fitore, 3 barazime, 1 humbje. 22 gola të shënuar dhe 10 të pësuar, skuadra e trajnerit Lampard bën pjesë tea to skuadra me sulmin më të mirë në Premier League. Newcastle momentalisht është pozicionuar në vendin e 13-të në kuotën e 11 pikëve. 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›