Abramoviç i bindur se mund të sjellë Kakan te Chelsea

Pronari i Chelseat, Roman Abramoviç, dëshiron ta sjellë në Samford Bridge yllin e Real Madridit, Leite Kaka.
Daily Mail shkruan se Abramoviç është duke përgatitur 25 milionë paund për të transferuar brazilianin gjatë verës. Menaxheri Carlo Ancelotti është një admirues i madh i 28-vjeçarit, me të cilin kishte punuar te Milani.
Chelsea beson se dështimi i Kaka për t`u përshtatur te Real Madridi do të bindë lojtarin si edhe klubin të shkëpusin kontratën.