E Diel, 1 Nëntor 2026

Natasha Batler, nesër në Tiranë, negociatore për krizën

Zëdhënësja e Komisionerit Europian Natasha Batler do të mbërrijë nesër në Tirane pas seancës së dhunshme së fundi në Kuvendin e Shqipërisë dhe sinjaleve se zgjedhjet lokale mund të bllokohen.

"Puna dhe diskutimet ne parlament duhet te jene ne harmoni me aspiratat evropiane te popullit shqiptar. Eshte pergjegjesia e autoriteteve politike shqiptare që të vendosin një dialog demokratik mes tyre në mënyrë urgjente", ka thënë Natasha Butler, zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.

Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit dhe kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme, Butler u shpreh:

"Nuk kam koment te veçante per zgjedhjen qe ben njera apo tjetra pale. Ajo qe kerkohet tani eshte dialogu konstruktiv mes qeverise dhe opozites. Gjerat jane bere shume te qarta ne letren e Komisionerit Fyle. Pra, duhet plotesuar kuadri ligjor per zgjedhjet. Siç e dini, ne zgjedhjet e 2009-s Shqiperia nuk i plotesoi disa kritere nderkombetare dhe OSBE- ODIHR-i ka dhene rekomandime te veçanta per kete qellim. Ne presim te zbatohen keto rekomandime te OSBE ODIHR-it" tha me tej ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›