Abramovich do të japë 42 mln euro për Agueron

Mediat angleze përcjellin lajmin se Chelsea është i gatshëm të ofrojë 42 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid, Sergio Aguero.
Argjentinasi këtë verë u lidh me një transferim në disa klube, në mes të cilave edhe Chelsea. Sipas "The Sun", miliarderi rus Roman Abramovich dëshiron që trajneri i ri Carlo Ancelotti të transferojë një emër të madh, andaj do të bëjë një ofertë të majme për shërbimet e Agueros.
Gazeta shkruan se për këtë qëllim blutë do të ndajnë 49 milionë euro, por e gjithë marrëveshja duhet të kompletohet shumë shpejt, pasi të mërkurën Atletico zhvillon ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Panatinaikos.
Klubi spanjoll ka pohuar disa herë se ylli nuk është për shitje dhe besohet se do të mundohet të refuzojë ofertën e Chelsea dhe t'i kërkojë të paguajë aq sa theksohet në klauzulën e blerjes së lojtarit, plot 60 milionë euro .