E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, fluks vizitash në urgjencë nga paniku i gripit

Qytetarët janë përfshirë nga paniku i gripit të derrave. Në urgjencën mjekësore të Tiranës javën e fundit është shënuar një bum vizitash me shqetësime virale. Por sipas mjekëve kjo ka të bëjë me frikën që ka pushtuar shumë njerëz, pasi në këtë shërbim deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast i konfirmuar me H1N1. Nga koha e konfirmimit të gripit të derrave në Shqipëri, shumë njerëz drejtohen tek mjeku, për të marrë këshillat se si mund t'i ruhen virusit. Sipas mjekut Besnik Lamçe, mënyra më e mirë është higjena.
Në këtë peridhë vere pranë urgjencës së kryeqytetit ka pasur mjaft raste me probleme virale që lidhen kryesisht me shqetësime të stinës. Megjithatë sipas mjekëve situata nuk ka qenë alarmante dhe nuk bëhet fjalë për më shumë raste sesa e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›