E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramovich i ka vetëm tre trajnerë në listë

Roman Abramovich thuhet se e ka ndërmendë të bisedoj vetëm me tre trajnerë për pasuesin e Benitez në pankinën e Chelseat.

Bosi rus thuhet se ka në plan angazhimin e Antonio Contes në stolin e Chelseat. Abramovich thuhet se është mahnitur nga loja e Juventusit në Ligën e Kampionëve në të cilën ndeshje Juventus e mposhti Chelsean. Përveç Contes,

Abramovich në dëshirë ka edhe angazhimin e trajnerit të Swanseas, Michael Laudrup. Trajneri danez e ka transformuar skuadrën uellsiane në një skuadër të frikshme për secilën skuadër. Pikërisht Laudrup me Swansean e eliminoj Chelsean në kuadër të kupës së Anglisë.

Si kandidat i preferuar i Abramovich është edhe Gianfranco Zola. Trajneri i Watford po shquhet për lojën e bukur që po bën në England Championship, ndërsa rikthimi i tij në këtë post do të ishte i mirëseardhur pasi që më herët Zola ka qenë lojtar i Chelseat./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›