Sigurisht, edhe shqiptarët të përzier në trukime

Një ditë pasi Europol publikoi skandalin e trukimit të ndeshjeve në futbollin evropian dhe botëror, mediat vazhdojnë të mirren me zbulimin e skuadrave që janë të përfshira në trukime. Sigurisht edhe futbolli shqiptar është i involvuar në këtë biznes.
Sipas mediave gjermane, skuadra e Tiranës dhe ajo e Vllaznisë janë të përfshira në manipulime ndeshjesh. Dy skuadrat shqiptare thuhet se i kanë montuar ndeshjet për kualifikime në garat evropiane.
Ndeshjet e akuzuara si të trukuara i përkasin vitit 2009 të Champions Leagues, Stabaek-Tirana, e cila ka përfunduar me rezultatin 4-0 dhe ndeshja kualifikuese e Europa League Rapid Vien-Vllaznia 5-0, bashkë me ndeshjen e kthimit në Loro Boriçi, Vllaznia-Rapid Vien 0-3./Indeksonline/