E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abria pa drejtesi qe 12 vjet

Anetaret e forcave serbe shkojne ne cadren e familjes Deliu per ti ndare. Pa asnje paralajmerim dhe njoftim ata fillojne te shtine mbi gra femije dhe pleq. Keto veprime jane kryer nga Njesiti i trete policise speciale kompania PJP e Mitrovices dhe njesise se operacioneve speciale ne Ministrine e Brendshme te Republikes se Serbise ne bashkepunim me Batalionin e pare te Brigades se Motorizuar 125 te Ushtrise se Jugosllavise. Per tere kete autoritetet kompetente te Serbise ende nuk kane filluar procedurat kunder atyre qe jane pergjegjes per kete krim.

Kjo ka ndodhur ne Abrine e Eperme ne Kosove me 26 Shtator 1998. Forcat serbe vrane 27 civile dhe nuk kursyen ndonje femije shkruan ne deklaraten e leshuar te premten nga Fondi per te Drejten Humanitare.

Forcat e Bashkuara te Ushtrise se Jugosllavise dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Republikes se Serbise filluan me 25 shtator 1998 ofensive kunder ish Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne fshatrat ne perendim te qytetit te Gllogovcit si Likovc Abri e Eperme dhe e Ulet dhe Terdevc. Ne ate dite ne Likovc u vrane kater anetare te njesise speciale antiterroriste te Ministrise se Brendshme te Republikes se Serbise dhe disa ore me vone ne Abrine e Eperme fqinje dy anetare te Ministrise se Puneve te Brendshme te Republikes se Serbise. UCK-ja u terhoq nga Abria e Eperme pasditen e 26 shtatorit e ndjekur nga nje kolone e automjeteve luftarake te kembesorise se Ushtrise se Jugosllavise dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Republikes se Serbise duke hyre ne fshat rikujton Fondi per te Drejten Humanitare.

Gjate kesaj kohe sic theksohet ne kete deklarate tetembedhjete grate femijet dhe te moshuarit e familjes u ndane ne nje ane nga tenda prej najloni ne periferi te fshatit ne vendin e quajtur Rrenja e Malit.

Anetaret e forcave serbe shkojne ne cadren e familjes per ti ndare pa asnje paralajmerim dhe njoftim. Ata filluan te shtene mbi grate femijet dhe te moshuarit. Pastaj ata vrane te moshuarit Pajazitin dhe Aliun grate e vjetra Hamiden dhe Hava Elshanin Lumnije Deliun dhe Jetonin djalin saj 11 vjec dhe vajzat kater vjecare Menduhije e Mihane Deliu dhe djalin dy vjecar Valmirin Zahide Deliun dhe mbesen e saj shtate vjecaren Donjeta filloristen Gentiana dhe Luljeta Deliun e cila ishte ne muajin e nente te shtatzenise. Nga kjo masaker kane mbijetuar kater femije qe ne ate kohe ishin me larg nga tenda thuhet ne deklaraten e Fondit per te Drejten Humanitare.
Ate dite ne fshat sipas gjetjeve te Fondit per te Drejten Humanitare dhe deshmive jane vrare civilet Hysen Deliu me dy bijat e tij Mihane 16 dhe Antigona 14 vellai i Hysenit Habibi pastaj Fazli Sherif Zeqir Adem dhe Hjariz Deliu trupi i te cilit eshte gjetur ne pus.

Ate dite u vrane edhe Hajre Kalludra Rrustem Hysenaj Bilall Demaku Xhevdet Demici. Ne ate dite nga luftimet jane vrare edhe pjesetaret e UCK-se Afrim Kicina Afrim Hajdaraj Vesel Demaku dhe Valdet Xhemajli.

Ne raportin e Fondit per te Drejten Humanitare shkruan se sipas urdhrit per te mbeshtetur forcen policore ne thyer nga rajoni i Kosmacit Ushtria Jugosllave e korpusit te Prishtines sipas dokumentit komandant ishte Milan Milutinovic dhe te tjeret qe jane ne gjykaten e Hages ne veprim ne Abrine e Eperme ate dite ishin Njesia e trete Speciale e Kompanise Policore te Mitrovices dhe njesise se operacioneve speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme ne bashkepunim me Batalioni e pare te Brigades se Motorizuar 125 te Ushtrise Jugosllave.

Organizata gjithashtu rikujton se autoritetet serbe nuk kishin iniciuar asnje veprim kunder atyre qe jane pergjegjes per kete krim.e-novine

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›