E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati i Velanise

Bujar Bukoshi ka bere levizjen e tij te radhes ne perpjekjet per te marre kreun e Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Te premten ai mbajti nje konference per media ne Shtepine Simbol te LDKse ne Velani te Familja e Presidentit Rugova.

Keshtu Ministri i Shendetesise e deshmoi edhe fizikisht lidhjen e tij me Familjen e Presidentit te ndjere.

Sot ju kemi ftuar per ta bere zyrtarisht publike qe kjo shtepi pra shtepia e Presidentit Historik te Kosoves dhe Liderit te LDKse Ibrahim Rugova kthehet ne ate shtepi nga e cila gjithmone kane filluar proceset e medha per Kosoven dhe LDKne ka thene Bukoshi ne fillim te fjales se tij para gazetareve.

Nga kjo shtepi do te filloje ringjallja e LDKse do te filloje kthimi ne vlerat parimet dhe fuqine e dikurshme te LDKse shtoi ai.

Sipas tij qe nga vdekja e Rugoves LDKja eshte katandisur keq.

Si pasoje e ketyre ndarjeve dhe bunkerizimeve dhe interesave individuale ne humbem dy pale zgjedhje dhe nga partia numer nje LDKja u shnderruar ne nje grup individesh te cilet e shfrytezonin ate per interesa te tyre te ngushta dhe si prone private.

Me pas Bujar Bukoshi foli ne emer te Uke Rugoves i cili nuk doli para gazetareve.

Nga kjo shtepi une me bashkepunetoret e mi dhe simpatizuesit e mi dhe birin e ish-Presidentit Uke Rugova ftojme te gjithe anetaret e LDKse simpatizuesit dhe anetaret e dikushem qe me hidherim braktisen LDKne te bashkohen dhe se bashku ta ringjallim frymen e Ibrahim Rugoves dhe idene themelore te LDKse qe ishte afrimi i njerezve dhe ndertimi i Kosoves. I ftojme ata qe te na ndihmojne qe LDKja te jete partia e pare qe do ta udheheqe Kosoven ne rrugen e BEse dhe NATOs.

Bukoshi e mbajti konferencen ne nje nga sallat e shtepise se Familjes Rugova.

Burime te Expressit thone se kjo shtepi tash e tutje do te prese nje nga nje edhe udheheqesit e degeve te LDKse.

Uke Rugova planifikon qe ti ftoje ne shtepine e tij udheheqesit e degeve. Aty ai do tu beje thirrje atyre qe te votojne per Bujar Bukoshin ne Kuvendin Zgjedhor te LDKse ka treguar burimi i gazetes.

Vete Bukoshi konsideron se rrethi i tij po zgjerohet.

Nje mund ta them se nuk kam shifra analiza apo anketa por pershtypja ime si nje politikan me nje pervoje eshte me te vertete e shkelqyeshme bile pritshmeria ime ka qene me modeste por une konstatoj cdo dite dhe prej se jam kthyer prej SHBAse eshte nje cunam i vogel ne disponimin se si do te arrije ta menaxhoj situaten gjate shpalosjes se programit tim. Fundi i procesit mund te tregoje mund te jete nje perceptim krejtesisht i gabuar por ne fund te gares do te shohim tha ai.

Gazetaret e kane pyetur Bujar Bukoshin edhe rreth deklaratave te tij te mehershme kur kishte deklaruar se kemi te bejme me struktura mafioze ne familjen e Presidentit Rugova.

Ky eshte nje kapitull i mbyllur. Nuk ka folklor ketu me falje apo mosfalje eshte politike eshte perspektiva e ketij vendi dhe forcimi i LDKse. Ky eshte ai motivi i cili i anulon te gjitha ato mosmarreveshje. Edhe nje here pa dashur ti shmangem kesaj ky kapitull eshte i mbyllur eshte pergjigjur Bukoshi.

Ai ka folur edhe per mundesine e kandidimit te Isa Mustafes per Kryetar te LDKse.

Une kam hyre ne gare gara do te jete lojale. Nese Mustafa hyn pas ketij momenti do te vazhdoje gara lojale nuk do ti bashkojme forcat por ne fund sipas modelit qe mu kujtua sikur zonja Hilari Klinton qe kandidoi dhe Presidentit Obama kur ju e konstatoni se shanset tuaja nuk jane reale atehere eshte shume ne rregull qe njeri-tjetrit ti bashkohet dhe te vazhdoje procesi perndryshe nuk do te kishte seleksionim ka thene mes tjerash Bukoshi.

Por ai nuk ka dashur te thote nese eshte Obama apo Klinton. Jo ne jemi te njejtit seks tha ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›