Tadic takon EshtonBisedimet gatiti nisim ne tetor
NJU JORK- Bisedimet Prishtine-Beograd mund te nisin qe ne tetor. Ka qene kjo deklarata e presidentit serb Boris Tadic gjate takimit me shefen e diplomacise europiane Kethrin Eshton. Ky ishte takim i tyre i pare pas marreveshjes se arritur ne Bruksel ku u ra dakord per ndryshimin e tekstit te rezolutes serbe ne perputhje me qendrimin e BE-se. Sipas te perditshmes serbe Blic presidenti serb dhe perfaqesuesja e larte e BE-se arriten ne konkluzionin e perbashket se dialogu mes Prishtines dhe Beogradit duhet te udhehiqet nga ekipet negociatore ne nivel ekspertesh. Diskutuam mbi nje sere elementesh te rendesishem te dialogut-ka thene Tadic duke shtuar se ka marre garancine e vendeve te BE-se se do te punojme ne menyre intensive drejt paraqitjes se kandidatures se Serbise per anetaresim. Bashkimi Europian ka deklaruar se pret qe Prishtina e Beogradi te akordojne pikat e para te dialogut qe se pari mund te perfshijne transportin energjetiken qarkullimin e mallrave bashkepunimin rajonal dhe ceshtje te tjera praktike. Shqyrtimi i tyre pritet te hape dyert per bisedime te metejshme edhe per tema tjera si raportet mes Kosoves e Serbise. Takimi Eshton- Tadic u zhvillua pasi shefja e diplomacise europiane bisedoi me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci me te cilin diskutoi gjithashtu per dialogun Prishtine-Beograd. Te gjitha palet kane shprehur gadishmerine e tyre qe bisedimet te nisin sa me shpejt te jete e mundur. Vleresohet se dialogu do te filloje ne nivelin e zyrtareve te cilet jane te autorizuar e kane edhe te drejte te marrjes se vendimeve te caktuara por ne fillim nuk pritet qe bisedimet te zhvillohen mes ministrave apo ne nivel me te larte.
NEWS24/BalkanWeb
NEWS24/BalkanWeb