E Shtunë, 31 Tetor 2026

Absurdi mbreteron prej tij te shpeton vetem dashuria

Me rastin e 50-vjetorit te vdekjes se ekzistencialistit Alber Kamy arti i Kamyse eshte i zhveshur nga elitarizmi nje art i thjeshte i kuptueshem dhe i thelle qe ka arritur me sukses te misheroje edhe konceptet filozofike pro-ekzistencialiste prandaj dhe bashkekohesit e mirepriten duke gjetur jehone ne shpirtrat dhe ne mendjet e tyre. Vepren e Kamyse e pershkon fund e krye fryma e rebelimit dhe kjo e ka burimin ne zgjedhjen e lire qe bejne ne jete personazhet qe krijesa e tij te integrohet organikisht ne konceptin per njeriun per jeten dhe per dashurine

Kush lexon dhe rilexon Mitin e Sizifit perhere ndihet edhe keq edhe mire. Nderkohe qe perpin rreshtat te mberthen nje angeshti rebeluese dhe tretese si baltovine thithese. Ndien prane edhe tmerrin edhe bukurine e madherishme. Ideja percillet tek ty me tmerr dhe me nje meditim te thelle gati masakrues. Perse valle i gjithe ky stermundim dhe per me teper i shoqeruar me guxim Do te zbriste ne arenen e letersise boterore Alber Kamy prozator dramaturg eseist filozof ekzistencialist dhe bashkepunetor teatri i pasionuar. Tere platforma ideoartistike e Kamyse u ngjiz nen ndikimin e Nices te Hajdegerit dhe te Sartrit por rol te pazevendesueshem ne formimin e Kamyse si shkrimtar ka luajtur Dostojevski. Alber Kamy me 1953 shkruante Jam njohur per here te pare me vepren e Dostojevskit kur isha njezet vjec tronditja ime e perjetuar prej asaj qe lexova ruhet e gjalle brenda meje deri me sot pas njezet vjetesh. Jam mahnitur nga zbulimi lakuriq i natyres se njeriut... dhe prandaj shume shpejt fillova te ndergjegjesohem per dramen e epokes sone ashtu dhe e desha me shpirt ate shkrimtar te madh pasi me aftesine e pakrahasueshme qe spikat na paraqit fatin tone historik. Nepermjet perjetimit te thelle te drames se epokes kur jetoi Kamyja edhe e rikrijoi artistikisht boten qe e rrethonte jeten personalitetet njerezore me nje prirje vetjake te vecante perfytyrimi i tij per mbreterine e absurdit eshte i pandare nga perfytyrimi per njeriun e tjetersuar ne boten kaotike te mbyllur ne jeten dhe ne veprimtarine vetem individuale. Ndryshe ky perkufizim ketillohet ekzistencializem. Por kjo nuk do te thote aspak se ky njeri i cuditshem ne zakonet e perditshmerise nuk e donte natyren Madje ai shquhet per nje dashuri besnike te lidhur fort me ekzistencen ne ato forma qe dinte ti pasqyronte qarte si shkrimtar i shquar duke pershkruar perjetime te thella endjesh qe i vijne njeriut nga komunikimi aktiv me natyren. Madje Kamyja si shkrimtar shkrihet e behet nje me natyren. Te thurur dhe te intriguar ngushte me kete dashuri ai e ka pare edhe fatin e njeriut ne bote.

Arti i Kamyse eshte i zhveshur nga elitarizmi nje art i thjeshte i kuptueshem dhe i thelle qe ka arritur me sukses te misheroje edhe konceptet filozofike pro ekzistencialiste prandaj dhe bashkekohesit e mirepriten duke gjetur jehone ne shpirtrat dhe ne mendjet e tyre. Vepren e Kamyse e pershkon fund e krye fryma e rebelimit dhe kjo e ka burimin ne zgjedhjen e lire qe bejne ne jete personazhet qe krijesa e tij te integrohet organikisht ne konceptin per njeriun per jeten dhe per dashurine. Kredoja krijuese e Alber Kamyse eshte shprehur bukur me keto fjale te arta Absurdi mbreteron prej tij te shpeton vetem dashuria. Perkrah ketyre tri shtyllave te fuqishme te vepres se Kamyse mund te pohohet se pesimizmi qe shpreh vazhdimisht dhe qe e shoqeron vepren e tij si nje qiqerime e allasojte nuk e vret dot dashurine per jeten dhe per natyren nuk e shtyp synimin e ngerthyer fort te njeriut qe vepron pavaresisht nga mosbesimi ne suksesin perfundimtar. Madje kjo kunderti e hapur e ka mberthyer ffuqishem vepren e Kamyse dhe cuditerisht nuk ia merr frymen por ama i jep fryme

Alber Camus ka lindur ne Algjer nga nje baba francez dhe nene spanjolle. I ati u vra ne Luften e Pare Boterore dhe Alberi mbeti vetem me te emen. Pasi mbaroi shkollen fillore djaloshit te zellshem iu krijua mundesia per te vijuar me tej liceun pasi mesuesi kujdestar i siguroi nje burse. Gjithnje i suksesshem ne vitin 1932 u regjistrua ne Fakultetin e Filologjise te Universitetit te Algjerit. Interesi i tij i vecante u shpreh sidomos per letersine dhe filozofine pasi qe njohur me veprat e intuitivistit Bergson dhe te idealistit Nice me veprat artistike te Marsel Prustit dhe te Anatol Fransit te Dostojevskit dhe te Tomas Manit. Madje ne kurset e detyruara te leksioneve u njoh me pikepamjet e shume mendimtareve bashkekohes ne menyre te vecante me platformen filozofike te Zhan Pol Sartrit te shprehur prej tij si ekzistencializem. Kamy e perqafoi shpejt kete botekuptim te cilin e beri strumbullar te vepres se tij te madhe artistike. Ndonese ne menyre rastesore Kamy shfaqi prirjet teatrore prej aktori dhe dramaturgu. Per trupen e Teatrit te Punes shkroi dramen Kryengritje ne Austri ku interpretoi rolin kryesor. Mirepo censura ishte gjalle aty prane dhe tere sy e veshe keshtu qe shpejt perseritja e shfaqjes u ndalua. Sidoqofte mundi qe te vinte ne skene tragjedine e Eskilit Prometeu i lidhur dramen e Maksim Gorkit Funderrinat tragjedine e vogel te Pushkinit Miku i gurte dramatizimin Vellezerit Karamazov te Dostojevskit pergatiti per skenen disa fragmente nga vepra e A. Zhidit dhe e A. Malrose. Nje repertor qe flet vete dhe shpreh qarte idete e Kamyse.

Kamyja ka marre pjese aktivisht ne jeten shoqerore dhe politike te vendit madje eshte treguar antifashist i vendosur nderkaq nuk e nderpreu per asnje cast veprimtarine krijuese. Kesaj kohe i perkasin planet krijuese te gjera por edhe me probleme shendetesore. Botoi vellimet me ese te titulluara E mbara dhe e prapta Vera ne Paris. Ne vitin 1940 Kamy e pranoi ftesen per te punuar redaktor ne gazeten Paris-soir u largua nga Algjeri dhe u vendos me banim ne France. Ne Paris mberriti disa dite perpara se te pushtohej nga Gjermania fashiste. Mori pjese aktive ne Rezistence mbante lidhje te vazhdueshme me ilegalet vete beri pjese ne shoqaten Komba. Eumlshte koha e nje veprimtarie intensive krijuese shkroi romanin I huaji esene e famshme Miti i Sizifit 1940-1941. Pak me vone botoi romanin Murtaja 1945 u vu ne skene drama Kaligula 1947 ne te cilen rolin kryesor e interpretoi aktori me fame boterore Zherar Filip. Ne vitin 1951 Kamy botoi traktatin Njeriu rebelues kurse ne vitin 1956 pa driten e botimit novela Renia. Ne vitin 1957 Alber Kamyse iu dha Cmimi Nobel. Ka vdekur ne vitin 1960 50 vjet me pare pas nje aksidenti automobilistik.

Ideja madhore qe e pershkon tejetej vepren me fame boterore te Alber Kamyse eshte absurditeti i qenies njerezore dhe rebelimi si forme e luftes kunder padrejtesive dhe ne kete menyre duke luftuar per sigurimin e lirise. Koncepti mbi absurditetin e botes i trajtuar ne rrafshin filozofik ka gjetur rrugezgjidhje ne esene e mirenjohur Miti i Sizifit 1941. Sizifi legjendar i paraqitet lexuesit si misherim i njeriut absurd. Sipas legjendes u denua nga perendite qe ta ngrinte gurin ne majen e malit por atje ky perseri shkeputej dhe binte poshte. Sizifi detyrohej qe ta ngrinte perseri lart e keshtu pafund. Bente pune te pakuptimte absurde sepse i mungonte qellimi. Sizifi ishte i vetedijshem dhe prandaj i perbuzte perendite qe te lartesohej mbi ta shpirterisht por edhe te ngrihej patjeter mbi fatin e vet. Keshtu ai behet me i forte se shkembi behet i vetedijshem se e ka vete fatin e tij ne dore. Behet zot i absurdit Pergjithesimi qe nxirret eshte i permasave te medha njeriu vete e kupton pashmangshmerine e te gjendurit brenda absurdit. Sipas Kamyse njeriu i absurdit fillon aty ku mbaron njeriu qe ushqen shprese. Atehere si shpjegohet stoicizmi dhe fryma optimiste e vepres se Kamyse Vete Kamy na e ka bere te qarte se burimet e lirise dhe te optimizmit ekzistojne keto jane dijet qe zoteron njeriu eshte puna e duarve te tij eshte arti eshte procesi krijues.

Analogjine ideore me esene Miti i Sizifit e gjejme ne romanin me te mire qe doli nga pena e Kamyse I huaji 1940. Heroi kryesor i romanit nuk eshte personazh mitologjik eshte thjesht njeri eshte nje djalosh qe di ta shijoje bukurine e shkrirjes me natyren qe jeton i lire pa ndonje detyrim qe nuk u nenshtrohet normave standarde te moralit ndonese keto i imponohen me perdhune. Jeton ne nje bote ku nuk ka Zot dhe nuk ka kuptim qe te kete ai e di fort mire dhe veten e ndien te huaj ne mjedisin ku jeton. Ndaj nuk deshiron qe te luaje sipas rregullave qe ka vendosur shoqeria. Keshtu djaloshi kryen krim vret nje njeri por nuk i jep vetes llogari per aktin qe kreu ashtu si nuk i jep llogari vetes edhe kur sillet ne menyre te papranueshme ne rastin e vdekjes se te emes. Krimin vrasjen e njeriut e kryen ne rrethana misterioze dielli pervelues ia prish drejtpeshimin rrezja si teh thike i vret keq syte dhe ai e nxjerr revolverin si ne jerm e heq kembezen pa e ditur as vete se cpo ben. Mbreteroi nje heshtje varri ne bregdetin ku pak me pare e kishte ndjere veten aq mire. Sikur trokita ne deren e fatkeqesise me ato kater te shtena te shkurtra - jane fjalet e mbylljes se tregimit te djaloshit. Gjyqi zgjat pambarim perseriten te njejtat fjale dhe djaloshi nuk ndien pendim. Akuzohet per vrasjen e njeriut dhe per thyerjen e normave te moralit gjate varrimit te se emes. Djaloshi akuzen sigurisht e priti si fraza qe nuk kishin fund ndaj dhe vdekja iu duk se po vinte qete dhe nuk ndjeu frike madje u shpreh me force se ne diten e ekzekutimit le te mblidheshin sa me shume shikues dhe le te me prisnin me britma urrejtjeje...

Kamy ka theksuar se gjithcka qe i vjen njeriut nga morali dhe nga normat e shoqerise eshte siperfaqesore e rritur ne trupin e tij si mish i huaj. Ligji ekzistencialist i tjetersimit te njeriut ne shoqerine e rregulluar keq dhe ligji i absurdit te jetes ne kete lloj shoqerie veprojne ne romanin e Kamyse I huaji me force te madhe. Kete gjendje na e ka shpjeguar teoricieni i ekzistencializmit Zhan Pol Sartr kur ka thene Gjendja e absurdit eshte nje lloj qendrimi dhe marredhenieje e njeriut me boten. Kjo gjendje do kuptuar fillimisht si tjetersim si mungese harmonie ndermjet shkrirjes me jeten shoqerore dhe prirjes per jete si individualist ndermjet deshires per ekzistence dhe pengesave per ta bere kete realitet do kuptuar dhe si shqetesim i vazhdueshem jetesor te cilin njeriu perpiqet qe ta kaperceje dhe nuk e kapercen dot.

Duke qene se tragjizmi qe e shoqeron vepren e Kamyse eshte i pashmangshem madje bie ne sy sidomos se ajo qe po ndodhte qe teper e pergjakshme dhe kerkonte nje filter te ri nga ana e shkrimtarit. Shkroi esene Letra mikut gjerman ne te cilen Kamy tanime shkrimtar boterisht i njohur bisedon me mikun gjerman te imagjinuar kerkon qe bota te perfshihet nga solidariteti dhe njerezit te perveshin menget per ta larguar sa me pare fatin mizor dhe per te jetuar ne harmoni. Eumlshte i vetedijshem per veshtiresite por ka besim te njerezit. Me pyesni - i drejtohet Kamy mikut gjerman - se cdo te thote ta shpetosh njeriun Pergjigjja ime eshte kjo do te thote te mos e sakatosh ate por te mbash si orientuese drejtesine. Dhe kete eshte i zoti qe ta ngreje ne kembe vetem njeriu. Keshtu perpara nesh qendron ekzistencialisti Kamy i pasuruar me idene e solidaritetit njerezor. Eumlshte ekzistencialisti shperfilles i kesaj jete te parregulluar qe del me mendimin e pergjegjesise qe ndien perpara njerezve lidhur me gjithcka qe ndodh me njeriun ne kete bote. Sigurisht qe flet per rritjen e Kamyse si filozof si shkrimtar dhe si personalitet boteror.

Kjo ide madhore e pershkon tejetej vepren e radhes te Kamyse Murtaja 1947. Epidemia e murtajes e ka pllakosur njerezimin. Murtaja eshte fashizmi. Ajo duhet zhdukur per te shpetuar njerezimi nga kercenimi serioz. Gjejme nje tipar te ri te rendesishem te krijimtarise se Kamyse dukjen ne te te brendise sociale. Personazhi kryesor i vepres ne nje vend thote Ka baza me se te mjaftueshme qe te preokupohesh per ta adhuruar sa me fort njeriun. Shume me teper se sa te merresh me perbuzjen e tij. Ne konceptimin teresor te krijimtarise se mrekullueshme te Kamyse nje thenie si kjo perfton nje kuptim madhor. I kesaj kohe eshte dhe traktati filozofik Njeriu rebelues. Ne nje rebelim - ka vene ne dukje Kamy - njeriu bashkohet dhe solidarizohet me te tjeret. Pa hequr dore prej teorise se absurdit dhe te tjetersimit Kamy ne te njejten kohe merr ne mbrojtje idene e nevojes qe ka njeriu per te qene me te tjeret. Faktikisht sfidohet ideja e vetmise si shpetimtare e individualizmit.

Veprat e pasluftes qe shkroi Kamy jane te zhveshura nga alegoria. Motivi i shkrirjes se njeriut me natyren tingellon me i plote dhe me perterites. Novela Renia 1958 eshte e shkruar si rrefim i personazhit kryesor kunder dyfytyresise kunder mashtrimit dhe egocentrizmit konsiderohen jo thjesht vese por mekate me thelb antinjerezor te tilla qe e pengojne njeriun te dashuroje e te jetoje ashtu si duhet.

Ne fjalimin e shquar qe mbajti me rastin e dorezimit te Cmimit Nobel Kamy u shpreh se mohimi i se keqes dhe qendresa fort perpara skllaverimit tashme ishin arritur

Njera nga epidemite e shekullit XX aksidenti automobilistik ia mori jeten para kohe shkrimtarit fisnik me mendje e zemer te madhe. Alber Kamy vdiq ne vitin 1960. Por mbeti i pavdekshem sepse ndricoi me origjinalitet dhe me nivel te larte filozofik e artistik problemin e madh te njeriut dhe te fatit te tij ne shoqerine e shekullit XX tregoi tjetersimin e njeriut dhe absurditetin e jetes se individualistit viktime e shoqerise se rregulluar keq por tregoi edhe solidaritetin njerezor dhe rebelimin njerezor si faktore te medhenj rregullues te jetes njerezore. Dhe ti perseri sapo rifillon te lexosh plot ankth Mitin e Sizifit per tu mrekulluar dhe angeshtuar pa fund me te vertetat e fuqishme te botes qe te rrethon. Me sa duket gjithsecili ka per te vdekur me gurin e Sizifit ne krah...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›