E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti rom/ Topalli Do te jem avokatja juaj

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate dites se djeshme ka zhvilluar nje takim me femijet e komunitetit rom. Ky takim eshte mbajtur ne sallen e seances plenare nga ku Topalli ka mbajtur dhe nje fjalim.

Cdo moment dhe cdo dite eshte per femijet te bejme gjithcka qe jeta juaj te jete e gezueshme. Ky ishte premtimi i Kryetares se Kuvendit ndersa dihet se strehimi shkollimi dhe punesimi eshte nje problem i mprehte per komunitetin rom.

Nuk ka pasuri me te madhe per nje komb sesa femijet te rinjte djemte dhe vajzat. Une gjithmone kam besuar se eshte detyre e shoqerise te investoje te femija pasi investimi te femija eshte investim te kombi - tha zonja Jozefina Topalli.

Ajo nenvizoi se Kuvendi eshte mbi te gjitha shtepia e femijeve te cilet jane e ardhmja dhe per kete arsye ne Kuvend jane miratuar shume nisma ligjore te cilat synojne permiresimin e jetes jo vetem te femijeve por te te gjithe shqiptareve.

Ajo foli per traktatin nderkombetar te te drejtave te femijeve qe eshte instrumenti i pare ligjor qe trajton femijet si te barabarte pavaresisht nga vendi ku lindin nga gjuha qe flasin nga traditat dhe kultura prej se ciles vijne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›