lirohet kufiri Shqiperi-Kosove me pak procedura

Vonesat ne kufi me Kosoven se shpejti zgjidhje e re. Burgaj Nuk do te kete me radhe njerezish ne pikat kufitare
Kufiri ndermjet Shqiperise dhe Kosoves do te jete me lehte i kalueshem per pak kohe sipas drejtuesve te policise se dy shteteve. Drejtori i Pergjithshem i Policise sone te Shtetit Hysni Burgaj deklaroi dje per mediat se ka biseduar me homologet e tij te Prishtines dhe shume shpejt do te kete lehtesi kalimi pasi deri me sot kontrolli i dyanshem i kalimtareve ne kufi me Kosoven ka sjelle kaos.Kohet e fundit ka pasur ankesa te shumta se procedurat ne dy anet e kufirit po shkaktojne vonesa tej limitit te kohes aq sa kjo gjendje ka shkaktuar pakenaqesi ne mase. Keto ankesa dhe ky shqetesim qe ne ore te vecanta te dites vjen si shkak i nje kaosi te vertete ne pikat kufitare me Kosoven duket se do te kete nje zgjidhje te shpejte edhe pse jo perfundimtare.Ceshtja eshte diskutuar midis dy krereve te policive Shqiperi-Kosove gjate vizites qe drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj pati me homologun e tij Reshat Maliqi. Ne prezence te specialisteve te policise eshte bere i qarte problemi i shkaktuar ne kufi. Dhe per kete midis dy drejtuesve te policise eshte vendosur te gjendet nje zgjedhje e shpejte deri ne zgjidhjen perfundimtare qe do te jete ajo e vetem nje kontrolli nga forcat te perbashketa.Por deri atehere specialistet kane marre porosi te vendosin nje sistem verifikimi me te lehtesuar ndihmuar nga teknologjia ne menyre qe te shmangen vonesat pa kriter dhe qe levizja e njerezve te behet sa me pa stres dhe e natyrshme.Zgjidhja sipas drejtorit te Pergjithshem Hysni Burgaj do te jete e shpejte dhe kesisoj kalimi per ne Kosove apo anasjelltas do te realizohet pa kaosin e tanishem. Burgaj tha se ky diskutim ka qene prioritet i takimit me Maliqin i cili gjithashtu ka shprehur interesin per nje zgjidhje sa me te pranueshme.Deri atehere drejtuesit e institucioneve shpresojne qe kalimtaret te mos jene stresuar deri ne piken sa te marrin vendime per braktisje te kesaj vije kufitare. Sipas koordinatorit per rendin dhe sigurine ne ambasaden tone ne Prishtine vizita e Burgajt ishte planifikuar te kryhej me pare dhe se ajo nuk ka pasur lidhje me incidentin ne kufi te deputetes Alban Vokshi pavaresisht se eshte folur ne parim per kete ngjarje.Ne vemendje te takimit ishte forcimi i metejshem i bashkepunimit dhe koordinimit ndermjet strukturave te policise se Shqiperise dhe te Kosoves me qellim goditjen e te gjitha formave te krimit dhe ne vecanti luften kunder krimit te organizuar.Dy kreret e policive folen per reformat strukturore dhe metodologjise se re te punes te vene ne zbatim ne policite respektive si dhe te arritjeve te sherbimeve policore ne luften kunder krimit.Trajnimet e perbashketa policore ndermjet policise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves si dhe bashkepunimin e angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar e krimit nderkufitar rezultoi i vleresueshem nga dy palet. Per me teper Burgaj beri nje takim ne Vushtrri ne Qendren Kosovare per Siguri Edukim dhe Zhvillim.Krahas zyrtareve te policise se Kosoves u diplomuan edhe zyrtare te policise shqiptare te cilet gjate ketij kursi paten mundesi te thellojne njohurite e tyre ne drejtim te menaxhimit te projekteve pergatitjes se buxhetit menaxhimit te trafikut shperndarjes se resurseve si dhe komunikimit brenda organizates.