E Shtunë, 31 Tetor 2026

Absurditetet akuzatore mbi ndarjen e mandateve

e Enjte 31 Janar 20131209 pm

pARTAN HOXHAp
pI PERMBLEDHJE E NGJARJEVEbr
1 Kuvendi do te diskutoje e vendose sot lidhur me ndarjen e 140 mandateve per secilin nga 12 qarqet e vendit Seanca parlamentare pritet te permbledhe te gjitha diskutimet qendrimet e pretendimet e paleve qe zene fill qe nga momenti kur me 7 nentor 2012 Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile prane Ministrise se Brendshme i njoftoi zyrtarisht Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ numrin e shtetasve per cdo qark sipas regjistrimit te tyre ne Regjistrin e Gjendjes Civile Administrata e KQZ bazuar ne keto te dhena zbatoi formulen matematikore te Kodit Zgjedhor Kodi qe jepte nje ndarje te re te mandateve ne qarqe e njejte me ate te vitit 2009 perjashtuar kater qarqe Korca zbriste nga 12 ne 11 mandate e Berati nga 8 ne 7 ndersa Tirana rritej nga 32 ne 33 dhe Durresi nga 13 ne 14 mandate Socialistet ne KQZ e Kuvend pretenduan per manipulimin e te dhenave te regjistrit duke akuzuar demokratet se synonin te vidhnin 3 mandate ne tavoline duke perfshire ketu me sa duket bazuar ne rezultatet 2009 dhe pritshmerine mbi koalicionet 2013 edhe pakesimin me nje mandat ne Korce edhe pakesimin e nje mandati ne Berat e jo ne Kukes si edhe shtimin e nje mandati ne Tirane ndersa nuk futen ne llogarine manipuluese demokrate ate te shtuar ne Durres ndoshta ngaqe ky shtim u intereson socialistevebr
2 Socialistet kerkuan komision hetimor ne Kuvend kerkese qe u rrezua nga demokratet ndonese mori mbeshtetjen e LSI Nderkohe demokratet kerkuan miratimin e ndarjes se re ne KQZ kerkese kjo qe u bllokua nga treshja opozitare e anetareve dhe KQZ e cila me vec kater vota nuk miratoi dot ndarje te re ne mbledhjen e saj te 23 nentorit 2012 Pergjate gjithe afatit 30-ditor te ankimit ne Kolegjin Zgjedhor Kolegji vazhdoi vala e akuzave e kunderakuzave ndersa askush nuk mori mundimin te ushtronte te drejten e ankimit ne Kolegj e aq me shume socialistet nuk bene padi ne Prokurori per falsifikimet e pretenduara Ne fillim te janarit 2013 sekretarja e Pergjithshme e KQZ njoftoi Kuvendin dhe ky nisi proceduren e tij te shqyrtimit dhe vendimit per ndarjen e mandateve duke degjuar edhe perfaqesuesit e dy kraheve ne KQZ Ndersa demokratet vazhdojne me proceduren parlamentare te ndarjes se mandateve duke propozuar mbajtjen ne fuqi te ndarjes 2009 socialistet iu rikthyen propozimit fillestar te demokrateve te nentorit 2012 duke kerkuar qe meqe baza e te dhenave ishte e sakte ligjerisht pasi levizjet drejt Kukesit jane kryer te dokumentuara pavaresisht se te nxitura politikisht KQZ mund te marre vendim konsensual per ndarjen e rebr
II ABSURDITETET QE RRJEDHIN NGA PRETENDIMET PER SHKELJE LIGJOREbr
3 Ne morine e akuzave e kunderakuzave palet politike kane perdorur sistematikisht edhe akuzat per shkelje te Kushtetutes Kodit Zgjedhor dhe ligjeve te tjera Socialistet e nisen me akuzen per manipulimin e te dhenave te Regjistrit te Gjendjes Civile permes dokumenteve te falsifikuara Socialistet nuk iu drejtuan Prokurorise per kete dyshim por kerkuan komision hetimor parlamentar Pas dy muajsh jane vete socialistet qe pohojne se te dhenat nuk jane manipuluar dhe nuk ka shkelje te ligjit per ndryshimin e vendbanimit eshtja mbetet vecse ne planin moral pra nese eshte e moralshme nje levizje territoriale me motive politike apo jo nderkohe qe levizje te ketilla sic eshte raportuar edhe nga media jane bere nga te dyja palet ne zgjedhjet e kaluarabr
4 Demokratet akuzuan treshen opozitare te KQZ qe me bllokimin e projektvendimit te 23 nentorit 2012 shkelen jo vetem Kodin por edhe Kushtetuten Pra per demokratet treshja opozitare duhej te votonte vetem pro projekt-propozimit Por nese qenka keshtu ckuptim paska qe Kodi u njeh te drejten anetareve te KQZ te votojne per ndarjen e mandateve Nese cdo anetar qenka i detyruar te votoje vetem pro pse u dashka votim kur dihet qe votimi ka kuptim vetem dhe vetem kur vota mund te jete pro ose kunder Treshja opozitare bazuar ne bindjen qe krijoi mbi bazen e te dhenave veproi ne perputhje me logjiken e te drejtes se votimit dhe ketu ska asnje shkelje Po keshtu edhe katershja maxhoritare mbi bindjen e kundert votoi pro propozimit fillestar e ketu ska asnje shkeljebr
5 Tashme kur treshja opozitare u bind ndonese me vonese se baza e te dhenave eshte korrekte ligjerisht dhe ripropozon ate qe nuk e miratoi ne nentor e qe kerkon nga katershja maxhoritare qe projekti te rimerret ne shqyrtim nga KQZ kjo treshe po vepron brenda arsyes ligjore e njerezore te reflektimit por ska te drejte ne akuzen e saj per palen tjeter se po shkel Kodin KQZ kerkoi te dhenat Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile ia dergoi ato 4 muaj para dates se fillimit te periudhes zgjedhore dhe KQZ mori vendim per mosndryshim te ndarjes se mandateve brenda 15 diteve nga marrja e te dhenave dhe njoftoi menjehere Kuvendin duke vepruar si drejtoria e si KQZ pike per pike sipas nenit 761 dhe 762 te Koditbr
6 Katershja maxhoritare tashme ka bindjen se KQZ i ka kaluar afati i percaktuar ne Kod pergjate te cilit KQZ mund te luante rol dhe ceshtja nuk eshte me ne doren e KQZ ndaj ska asnje detyrim ligjor qe te pranoje kerkesen e treshesh Kthimin ne KQZ te ceshtjes teorikisht e ka vec Kuvendi ne dore Per rrjedhoje vendimi i katershes ska asnje konflikt me Kodin As socialistet duket se nuk do ankohen ne Kolegj per pasivitetin e katershes maxhoritare te KQZ dhe as demokratet nuk do ankohen per shkeljet e pretenduara ligjore te treshes opozitare te KQZ pasi e dine se te gjitha akuzat jane absurditete ligjore e te dobishme vecse per zhurme politikebr
7 Socialistet akuzojne se vendimi i Kuvendit eshte ne kundershtim me Kodin qofte se po kapercen e po ushtron kompetencat ekskluzive te KQZ qofte se po miraton ndarjen 2009 ne kundershtim me formulen e percaktuar ne nenin 75 te Kodit Socialistet e ngrene steken deri ne nivelin e shkeljes se Kushtetutes Nese Kuvendi po shkel Kodin me kapercimin e KQZ atehere nese KZQ bllokohet ne menyre te perhershme 8211 ngjarje kjo e mundur per shkak te domosdoshmerise se 5 votave 8211 Kuvendi smund te marre asnje vendim per miratimin e numrit te mandateve per cdo qark As mandate as zgjedhje per pasoje Absurd Daljen nga absurdi e mundeson neni 763 ku percaktohet se Ne cdo rast numri i mandateve per cdo zone zgjedhore miratohet jo me vone se 6 muaj perpara fundit te mandatit te Kuvendit Ndaj me apo pa KQZ Kuvendi duhet te marre vendim brenda 7 marsit 2013 Kjo po ndodh e ketu ska asnje shkelje ligjore te Kuvenditbr
8 Socialistet akuzojne se nese me shumice te thjeshte te votave Kuvendi mban ne fuqi ndarjen e mandateve 2009 atehere Kuvendi po shkel nenin 75 te Kodit qe percakton formulen rigoroze matematikore rezultati i se ciles jep nje numer mandatesh per Korcen Beratin Tiranen dhe Durresin te ndryshem nga ai 2009 Nese kjo akuze socialiste do te qendronte ligjerisht kjo dikton qe deputetet jane te detyruar qe te votojne ne unanimitet e vec pro rezultatit te vetem te formules Por nese qenka keshtu ckuptim ka votimi ne Kuvend kur vota qenka vec pro A mund ti kufizohet deputetit vota kur ai e ka te drejte te patjetersueshme te votoje pro kunder apo abstenim e aq me teper te mos mbaje pergjegjesi per voten e dhene Tjeter absurdbr
9 Nga absurdi dilet nese pranojme qe deputetet jane te lire te propozojne e te votojne cdo lloj ndarjeje ate te 2009 ate te rishikuar apo nje tjeter ndarje duke zbatuar nenin 763 te sipercituar si dhe piken 1 te nenit 75 te Kodit ku thuhet se Numri i mandateve per cdo zone zgjedhore percaktohet ne raport me numrin e shtetasve te seciles zone zgjedhore do mandat perfaqeson nje numer afersisht te njejte shtetasish Kuvendi nuk ka asnje detyrim te zbatoje pikat 2-7 te nenit 75 te Kodit qe percaktojne hapat e formules matematikore e te cilat jane shprehimisht e qartesisht vecse detyrime per KQZ Ketu eshte interesant fakti qe Kodi nuk perdor kriterin e 84 votave sic dhe do ta donte kriteri i koherences me votimin me te pakten 5 vota ne KQZ Per cdo rast nese ndonje nga palet do te vleresoje se Kuvendi do te dale jashte caqeve te arsyeshme te proporcionalitetit vendimi mund te ankohet ne Gjykaten Kushtetuese e per nje ceshtje te ketille ka edhe precedente nga zgjedhjet e kaluarabr
III KONKLUZIONEbr
10 Pretendimet e paleve per shkelje ligjore te anetareve te kundert ne KQZ apo Kuvend nese pranohen si te drejta e cojne ceshtjen ne absurd Te dyja palet me veprimet e mosveprimet e tyre kontribuuan ne keto absurditete Nga kendveshtrimi ligjor absurdi buron e bazohet te perfshirja e KQZ dhe Kuvendit 8211 dy organe kolegjiale keto qe marrin vendime me vote 8211 ne ceshtjen e shperndarjes se mandateve per cdo qark Nese shperndarja do te ishte vetem dhe vetem produkt i formules matematikore me zgjidhje unikale llogaritja dhe rezultati duhet te ishte kompetence e nje organi tjeter e palet politike te gezonin si per cdo ceshtje tjeter te drejten e ankimit gjyqesor Meqe KQZ e Kuvendi jane perfshire ska fare vend as per cudi e as per antiligjshmeri ne menyren se si anetaret respektive votuan ne KQZ apo do te votojne ne Kuvend Jashte sferes ligjore absurdi shkaktohet nga konflikti politik ne sherbim te zgjedhjeve por kjo eshte nje teme e shumetrajtuarbr
11 Ndersa ligjshmeria eshte kerkesa minimale e domosdoshme zgjidhja qe kenaq me mire interesin publik eshte kerkesa maksimale Pra ajo cka mund ti kerkohet Kuvendit e qe nuk eshte interesi i njeres a tjetres pale politike eshte qe mes zgjidhjeve njesoj te ligjshme Kuvendi te perzgjedhe e te votoje ate zgjidhje qe kenaq me mire interesin publik shte e kuptueshme qe miratimi me konsensus i ndarjes se mandateve eshte interes publik qofte nese miratohet me konsensus ndarja e re qofte nese miratohet me konsensus ndarja 2009 por nese ka konsensus ndarja 2009 eshte me e mire se ndarja e re per arsye se nuk penalizon ashper qarqet qe kane territore te gjera malore penalizim ky qe rezulton nga perdorimi strikt i formules matematikorebr
12 Nese konsensusi eshte i pamundur atehere perfundojme te kushti minimal i ligjshmerise pra te vendimi i marre me shumicen e thjeshte per mbajtjen ne fuqi te shperndarjes 2009 e cila njekohesisht nuk penalizon qarqet me territore te gjera malore Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia per nje konsensus rreth nje zgjidhjeje te ndermjetme mes shperndarjes se re dhe asaj 2009 njesoj e ligjshme si dy ekstremet por me nje penalizim me pak te ashper krahasuar me ndarjen e re te qarqeve me territore te gjera malore Loja eshte e hapur dhe ka me shume se tri mundesi per konsensus edhe ne seancen plenare te Kuvenditp

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›