E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzime me PavaresineKunati i Bashes dekoron Tiranen

Milionat e hedhura per te zbukuruar Tiranen per festen e Pavaresise me 28 nentor dhe me gjase edhe zbukurimet qe do te behen per vitin e ri Lulzim Basha ia ka besuar nje njeriu te vetem Erjon Isufajt i cili eshte kunati i kryetarit te bashkise. Shqiptarja.com ka gjetur dokumentet qe vertetojne se ortaku i kunatit te kryetarit te bashkise dhe vajza qe i ka organizuar gjithe fushaten zgjedhore Odeta Malaj kane hapur nje firme Orange Advertising vetem pak dite me pare.

Firma Orange sipas dokumentit te QKR eshte hapur vetem nje muaj me pare dhe eshte shume e cuditshme qe ne morine e firmave qe mund te konkurrojne per te fituar tenderin e dekorimit dhe zburimit te qytetit ta fitojne ate si nje firme disa ditore.

Por firma Orange duket se eshte hapur vetem per kete qellim. Sipas dokumentit qe disponon shqiptarja.com ne rregjistrin kombetar te regjistrimit te biznesit QKR rezulton se firma eshte themeluar me date 13 tetor 2011 dhe eshte regjistruar ne QKR me 18 tetor 2011. Pra kjo kompani reklamash eshte krijuar vetem pak dite me pare se sa te 1048767 toje tenderin miliona lekesh per dekorin e Tiranes dekor i cili ka filluar te vendoset qe
ne fillim te kesaj jave. Duke pasur parasysh kohen qe i eshte dashur per te prodhuar mijera stema dhe shirita kuq e zi si dhe proceduren ligjore qe duhet per zhvillimin e nje tenderi duket se gjithcka ka qene e perfunduar me kohe.

Shqiptarja.com ka arritur te zbuloje po sipas te dhenave qe jane depozituar prane QKR-se se ne momentin qe kjo firme eshte regjistruar dhe qe do te ushtroje veprimtarine e saj ne fushen e marketingut prodhimit te reklamave TV radio print kinemave internet etj rezulton se zoteruesit e saj jane njerez qe kane lidhje miqesie te afert me Lulzim Bashen. Keshtu perfaqesuesja ligjore e kesaj kompanie eshte Odeta Malaj e cila zoteron edhe 20 per qind te aksioneve te Orange Adversting.

Por Odeta Malaj nuk eshte e panjohur aspak per median ajo eshte vajza e cila i organizoi te gjithe fushaten elektorale per kryetar bashkie Lulzim Bashes ne zgjedhjet lokale te 2011-es. Ndersa ortaku kryesor i kompanise se reklamave Orange Adversting me 80 per qind te aksioneve eshte biznesmeni i njohur i Megatek Dionis Teqja i cili ne te vertete ka lidhje te tjera biznesi me kunatin e kryetarit te bashkise Erion Isufaj.

Kunati i kryebashkiakut Erion Isufaj sipas te dhenave te marre nga faqja zyrtare e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit eshte anetar i keshillit mbikqyres te Megatek duke filluar qe nga 3 qershori i vitit 2010 me nje afat deri me 3 qershor 2013 si dhe jane ortake me nga 50 per qind te aksioneve te kompanise Reno Albania dokument qe disponohet po ashtu nga shqiptarja.com.

Ne kete menyre del e qarte se si ka mundur nje kompani reklamash e krijuar vetem nje muaj me pare te shpallet fitues per nje tender te nje rendesie te tille sic eshte ai i dekorimit te Tiranes per festat e Clirimit dhe te Pavaresise. Por nuk eshte vetem kjo. Tashme jemi ne prag edhe te festave te fundvitit dhe nga bashkia e Tiranes mesojme se do te kemi nje dekor te papare dhe natyrisht nga e para edhe per keta data simbolike. Dhe duket se edhe per kete dekor ka nisur puna tashme dhe eshte shpallur fituesi pasi per pak dite shiritat kuq e zi te festes se Pavaresise do te hiqen per tu zevendesuar me drita shumengjyreshe te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›