E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me Albin KurtinNje kenaqesi intelektuale

Kryetari i partise socialiste shqiptare Edi Rama gjate vizites se tij tre ditore ne Kosove dite keto qe i shfrytezoi edhe per promovimin e librit te tij te fundit Kurban zhvilloi edhe takime me kreret e larte te shtetit kosovare midis te cileve edhe liderin e Levizjes Vetevendosja Albin Kurtin.

Rama ne hapesiren e tij ne rrjetin social Twitter u shpreh i kenaqur dhe i mahnitur nga biseda plot energji me Kurtin.

Selia e Levizjes Vetevendosja nje hapesire plot energji dhe imazhe terheqeses. Biseda me Albin Kurtin nje kenaqesi intelektuale shkruan Rama.

Ne seline e LDK Rama gjeti hapesire per te folur edhe per cilesine e listave te hapura ne procesin zgjedhor lista qe i quajti te deshtuara.

Ne seline e LDK folem per cilesine e procesit zgjedhor. Miqte e LDK vleresojne te deshtuara listat e hapura dhe jetik numerimin elektronik tha Rama.

Rama takoi gjithashtu edhe kryetarin e kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi te cilit i dhuroi nje kopje te librit te tij dhe bisedoi mbi unifikimin e sistemit arsimor te dy vendeve.

Kembyem librat me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ndame bindjen se sistemi i unifikuar arsimor mes dy vendeve eshte vonuar gjate shprehet Rama ne Twitter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›