E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme Dhuna ne veri nga banda kriminale serbe

TIRANE- Ministria e Puneve te Jashtme ndjek me shqetesim te vecante situaten ne veri te Kosoves dhe denon ashper dhunen e perseritur te strukturave paralele dhe bandave kriminale serbe kunder trupave te KFOR-it ne fshatin Rudare.

MPJ pershendet vendosmerine e Qeverise se Republikes se Kosoves per ushtrimin e sovranitetit te saj dhe vendosjen e rendit e ligjit ne te gjithe territorin ne bashkepunim te ngushte me EULEX-in dhe KFOR-in.

Eumlshte e rendesishme te zbatohen marreveshjet e 5 gushtit dhe 2 shtatorit te ketij viti. Gjithashtu eshte e rendesishme qe komuniteti nderkombetar te flase me nje ze per te treguar vendosmeri qe te nxjerre para drejtesise autoret e dhunes dhe mbeshtetesve te tyre. Akte te tilla dhune vetem pak ore pas perfundimit te raundit te radhes te dialogut Kosove-Serbi deklaratat destruktive nga njerez te veshur me pushtet dhe mbajtja e mbeshtetja e strukturave paralele e bandave kriminale nuk jane rruga e duhur per te ecur drejt paqes e stabilitetit ne rajon si dhe integrimit europian.- thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Jashtme te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›