Berisha: Këto Krishtlindje i gjejnë shqiptarët më të lirë
Berisha bëri thirrje për më tepër unitet në këtë ditë, e cila i gjen qytetarët më të lirë dhe më të lumtur. “Vjet i festuam si anëtarë të NATO-s, sivjet si qytetarë të lirë që lëvizin në mbarë Evropën. Jam i bindur se Krishtlindje më të mira do të na gjejnë në të ardhmen”, theksoi Berisha.
Ai shprehu një mesazh të veçantë për banorët e prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, të cilët po e kalojnë këtë festë në kushte tepër të vështira.
“Një mesazh kam për banorët e Shkodrës, të cilët kremtojnë këtë ditë të madhe në rrethana shumë të vështira. Por sërish ata, ashtu si gjithë shqiptarët, kanë një motiv për të festuar Krishtlindjet, pasi nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur. Ka një solidarizim vllazëror nga mbarë shqiptarët dhe nga gjithë bota. I garantoj se qeveria do të vazhdoj t’i mbështesë ata. Gëzuar!”, ka deklaruar në fund të deklaratës së tij kryeministri Sali Berisha.
2010-12-25 14:58
[