Abuzimet e Edvinit - Rama riciklon fondet e rrugëve që i përuroi në 2003-in
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, pasi dy ditë më parë në një deklaratë abuzive theksoi se kryeqytetit po i shtohen sipërfaqet e gjelbëruara, dje në të njëjtën fazë abuziviteti, ka bërë të ditur se po bëhet një hap i madh në drejtim të infrastrukturës së kryeqytetit. Në këtë drejtim, monopolizimi që po i bën kryebashkiaku kryeqytetit ka arritur deri në atë fazë saqë firmat e tij ndërtuese po gllabërojnë për çdo ditë e më shumë, hapësira të gjelbra e të pagjelbra, sheshe e ambiente të tjera, të pa zëna, deri në momenti kur mbërrijnë fadromat e Edvinit për të filluar kolapsin e ndërtimeve pa kriter. Sipërfaqet e gjelbëruar janë kthyer në sipërfaqe të betonuara, madje edhe nismat e Edvinit për sa më shumë sipërfaqe të gjelbëruara nuk janë gjë tjetër veçse aludime stigmatizuese për të treguar se deri në ç