E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Verbëria politike e PS nuk po kursen as kryeprokuroren Ina Rama

Shkarkimi i Sollakut ka lënë mbresa dhe indinjatë të pashlyer te Edvin Rama dhe hispaniku i tij Erion Brace saqë me nostalgji kujtojnë vitet e varrosjes së dosjeve korruptive. Megjithëse situata në të cilën po rrjedhin zhvillimet politike në PS, ndodhet në çaste kritike dhe nën efektin e autokratit lidership, konfrontimet ndërmjet grupeve rivale aty, bëjnë që Edvini të urdhërojë gjuetinë e shtrigave dhe të fillojë sulmin ndaj çdo zhvillimi demokratik në vend. Duke marrë shkas nga vizita e Kryeministrit Berisha, i cili inspektoi nga afër punimet e veprës së shekullit, rruga Durrës-Kukës, Erion Braçe nën thagmatizmin e plotë në emër të Edvinit u shpreh hapur kundër ndërtimit të kësaj vepre, pasi po financohet nga taksapaguesit shqiptarë, ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›