Topalli në Fier: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në një kantier ndërtimi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh të shtunën në Fier se qeveria aktuale, në gjysmën e mandatit të saj, e ka kthyer Shqipërinë në një kantier ndërtimi, me projektet e mëdha që ka ndërmarrë. E pranishme në takimin festiv, organizuar në një bar-restorant në Fier me rastin e 17 vjetorit të krijimit të degës së PD-së në këtë qytet, kryeparlamentarja Topalli tha se Fieri është qyteti i projekteve të mëdha.