Abuzimet me cmimet, Panariti: Tregjet nën kontroll
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijon inspektimet në tregjet e hapura, për të parandaluar abuzimet me cmimet në prag të festave të fundvitit. Nënkryetari i Bashkise Edmond Panariti, ndaloi sot për inspektim në tregun pranë sheshit ‘Avni Rustemi’.
““Konsatojmë me kënaqësi që tregëtarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë për të afishuar çmimet. Konsumatorët tashmë marrin informacion të drejtpërdrejtë për çmimin. Vlerësojmë që çmimet kanë një qëndrueshmëri për të gjitha artikujt bazë të shportës. Kjo është një tendencë pozitive dhe tregon që bizneset i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë për të mos abuzuar me çmimet dhe kjo është e leverdisshme dhe për ta, pasi në këtë mënyrë krijohet një marrëdhënie e qëndrueshme besimi me konsumatorët”,-deklaroi Panariti.
Sipas Panaritit, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të shpërndajë çertifikata mirënjohje për bizneset që respektojnë konsumatorin.
“I bëj thirrje tregtarëve që të bëjnë skonto siç është në traditën e të gjitha vendeve europiane. Bërja e skontove i jep fisnikëri biznesit, prandaj i ftoj bizneset që të bëjnë skonto në këtë periudhë dhe ta kenë si politikë të vazhdueshme”,-theksoi Panariti.
(el.me/BalkanWeb)