E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën e PS për uljen e TVSH, për produktet bazë

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për disa produkte bazë ushqimore.

Opozita ka kërkuar që produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10%, duke filluar nga data 1 janar 2012. Deputetët e mazhorancës ashtu sic kishin paralajmëruar votuan kundër kësaj nisme të socialistëve.

Seanca e some e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar mazhorancën se po monipolizon tregjet, ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së në këtë komision,Flamur Noka u shpreh se socialistët me propozimet e tyre duan të favorizojnë disa kompani, që menaxhojnë edhe disa nga deputetët socialistë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›