E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Fyle: Serbia të shënojë përparim në dialogun me Kosovën

BRUKSEL- Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fyle ka deklaruar se Serbia është në rrugë të mirë që në mars të marrë statusin e kandidatit, nëse shënon përparim të mëtejmë në dialogun me Kosovën për çështje praktike.

Fyle nënvizon se anëtarë te BE-së që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialog me Kosovën përfshirë edhe marrëveshjen për zgjidhjen në përfshirjen e në bashkëpunimin rajonal me qëllim që të arrihet statusi i kandidatit.

"Të jetë e qartë, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t’ia imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës",- ka thënë komisioneri Europian për agjencinë e lajmeve Novosti.

Fyle vlerëson faktin se "të dy palët kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit që do të jetë praktike dhe e balancuar”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›