Abuzimet me licencat, lirohet Madani
Tirane - Gjykata e Larte ka rrezuar dje masen e sigurise per ish-drejtorin e Menaxhimit te Instalimeve dhe Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Shkelzen Madani. Pas revokimit te mases se sigurise, te bere nga ana e mbrojtjes, kolegji penal ne Gjykates e Larte ka caktuar dje masen e sigurise "arrest shtepie" per 44-vjecarin e akuzuar per korrupsion pasiv dhe aktiv. Shkelzen Madani ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Nitromak", ne muajin maj te ketij viti. Ne pranga rane, drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve, Shkelzen Madani, komandanti e brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Kadri Suli, perfaqesuesi i shoqerise "Nitromak Albania" Sh.p.k., Aurela Cota, si dhe administratori i shoqerise "Geonconsult", Ferdinant Hodo. Kallezimet penale te mberritur nga shtetas te ndryshem per abuzimet me tenderet e licencave per lendet plasese. Nderkohe qe, paralelisht me keto kallezime, ka qene ankesa e firmes amerikane, qe nderton rrugen Durres-Kukes, "Bechtel", e cila deklaroi humbjen e 100 tone dinamit, si dhe me pas denoncimi i pronarit te nje firme guroreje, se i kishin kerkuar para kundrejt licences per perdorim te dinamitit. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kembim te parave, te cilat arrinin vleren e 200 mije lekeve per nje e licence, e cila rinovohej, kane realizuar dhenien e lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake. Sipas hetimeve ka rezultuar se organizatori ka qene vete i pandehuri Madani.