Laheshin me shoket, mbyten dy adoleshente
Dy adoleshente kane humbur jeten diten e djeshme, si pasoje e mbytjes ne plazhin e Velipojes dhe ne lumin e Devollit. Viktimat jane Skerdi Bazelli, 15 vjec, nga Korca dhe Emiljano Toci, 19 vjec, banues ne Kamez te Tiranes. Burime zyrtare te policise se Shkodres thane dje se 19-vjecari Emiljano Toci, lindur ne Burrel dhe banues ne Kamez, eshte mbytur ne plazhin e Velipojes, rreth 30 km larg qytetit. I riu ka qene duke notuar, ndersa dyshohet se e ka pasur te veshtire nga lodhja per t'u kthyer ne breg. Nga deshmitaret ne vendngjarje eshte mesuar se Emiljano eshte larguar shume nga bregu, ndaj fatkeqesisht ka qene e pamundur per t'i ofruar ndihme per ta shpetuar. Policia tha se ai kishte ardhur me pushime bashke me familjaret e tij, per t'i kaluar keto dite te nxehta ne Velipoje, prane bllokut te vilave "Fishta". Ne vendngjarje jane nisur urgjentisht ekspertet e policise se Shkodres per te hetuar ngjarjen tragjike, me pasoje vdekjen e 19-vjecarit Toci. Ndersa te njejtin fat ka pasur edhe nje 15-vjecar i cili ka humbur jeten ne ujrat e lumit Devoll, ne afersi te Maliqit. Viktima quhet Skerdi Bazelli, 15 vjec, nga fshati Babjen, i rrethit te Korces. Nga hetimet e policise mesohet se i mituri kishte notuar per disa metra ne ujin e lumit dhe me pas kishte kerkuar ndihme duke ndier rrezikun. Por fatkeqesisht edhe pse ka pasur persona te tjere ne vendin e ngjarjes, nuk eshte bere e mundur te shpetohet jeta e 15-vjecarit, te cilin e ka rrembyer rrjedha e lumit me vete. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:30, kur dhe jane sinjalizuar se ne vendin e quajtur "Ura e fshatit Babjen", eshte mbytur 15-vjecari. Vetem kater dite me pare, po ne Plazhin e Velipojes, nje 60-vjecar nga Kosova humbi jeten duke u lare, pas nje ataku kardiak qe pesoi ne diten e pare te pushimeve verore.
R.Ll/G.A
R.Ll/G.A