E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet, në 500 tendera janë gjetur shkelje

Prokurimet publike edhe pse është futur procedura elektronike gjithsesi mbeten një problem i madh në përdorimin e fondeve buxhetore. Ky përfundim del nga raporti vjetor i punës së avokatit të prokurimeve. Sipas shifrave të publikuara nga ky institucion rezulton

se nga rreth 585 tendera të kontrolluara mbi 500 prej tyre kanë qenë me probleme nga më të ndryshmet që e kanë vënë në dyshim procedurën. Në rreth 300 raste avokati i prokurimeve u ka dhënë të drejtë subjekteve ankuese, ndërsa për 143 raste të tjera ka kërkuar anullimin e procedurave. Ky marzh i lartë gabimesh sipas autoritetit kontrollues vjen nga gabimet e përdorimit të prokurimit elektronik nga autoritetet kontraktore, por edhe nga operatorët ekonomikë.  Ndërkohë edhe vetë Agjencia e Prokurimeve Publike është e përfshirë në këto gabime. Madje ajo për më shumë se 80 raste shkeljesh në tendera të identifikuara nga avokati i prokurimeve nuk ka reaguar fare, duke shkaktuar dëm dhe padrejtësi ndaj operatorëve ekonomikë. Ndër problematikat më të mëdha që kanë tenderat publikë janë identifikuar zhvillimi i tyre pa përcaktuar fond limit, hartimi i dokumenteve të tyre në kundërshtim me kriteret e paracaktuara, shqyrtimet me mangësi i ofertave konkurruese, mosrespektimi i afateve të ankesave të ofertuesve. Po ashtu janë vërejtur mosrespektim të rekomandimeve nga agjencia e prokurimit, mangësi në aplikimin e formës elektronike të tenderimit si edhe mangësi në procedurat e koncensioneve.

Last Updated on E Marte, 04 Maj 2010 20:28

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›