E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudina Ciko: Pianoja në jetën time, përmes poezisë së Shopenit

Pianistja e njohur rrëfen jetën artiske dhe kremtimet për Vitin e Shopenit në vendin tonë

Është pa dyshim një prej artistëve më të njohura shqiptare, e cila përmes tingujve të pianos përcjell tek publiku magjinë e muzikës klasike. Pianistja e njohur prof. as Rudina Ciko ka vite që përcjell perla të tingujve klasikë, duke u bërë një emër i dashur dhe i njohur për publikun.

Pedagogia e pianos në Fakultetin e Muzikës njëkohësisht dhe nënkryetare e shoqatës Frederik Shopen në vendin tonë, në këtë intervistë tregon kremtimet për nder të këtij kompozitori të njohur polak. Një jetë me pianon, që sipas saj i ka falur kënaqësi dhe emocione, pianistja Ciko rrëfen dhe momentet më të bukura të jetës së saj artistike. Ndërkaq që ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë ka startuar viti Choipn 2010. Viti ndërkombëtar muzikor 2010, i kushtohet njërit prej yjeve më të shndritshëm të muzikës, kompozitorit të madh romantik dhe pianistit virtuoz Frederik Shopen, i cili la pas vepra me tingujt të magjishëm që e portretizojnë Shopenin si një nga kompozitoret më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Liritë e shumta që fitoi bota artistike dhe intelektuale shqiptare mbas viteve 90, i lejuan personalitetet e artit shqiptar të grupohen në organizma e shoqata artistike. Prej mbi 15 vjetësh është aktive, sistematike dhe me prestigj brenda vendit por edhe e integruar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave Shopen në mbarë botën, shoqata Frederik Shopen, e cila zhvillon një aktivitet të larmishëm artistik, duke gjallëruar jetën kulturore të vendit.

-Sapo ka përfunduar konkursi i Shopenit, ju si një prej organizatoreve çfarë mund të na thoni për edicionin e këtij viti?
Viti 2010 është një vit i veçantë sa i takon kompozitorit të dëgjuar Frederik Shopen, pasi është 200 vjetori i lindjes së tij dhe si i tillë ai përbën një eveniment shumë të rëndësishëm jo vetëm në Poloni, por dhe për mbarë botën artistike. Janë programuar shumë aktivitete dhe kanë filluar që të interpretohen shumë vepra të tij. Aktivitetet kanë filluar që në ditën e lindjes së tij që është data 1mars 1810. Gjatë këtij viti janë shumë aktivitete dhe konkurse ndërkombëtare, që finalizohen në tetor në datën e vdekjes së tij me konkursin shumë të famshëm Frederik Shopen, që zhvillohet në Varshavë një herë në pesë vjet dhe si i tillë edhe në Shqipëri ai do të zinte një vend shumë të rëndësishëm edhe ky përvjetor. Shoqata jonë Frederik Shopen në Tiranë, e cila është dhe anëtare e federatës të shoqatave të Shopenit me qendër në Vjenë, ne organizuam konkursin, i cili këtë vit erdhi në editonin e dytë, pasi ai nuk është zhvilluar çdo vit. Ai përfshin një sërë koncertesh dhe një sërë aktivitetesh të tjera, ku nuk mungojnë dhe të ftuarit, nga Polonia por dhe të ftuar pianistë nga shtete të tjera, gjithmonë në kuadrin e festimeve.

-Cila është e veçanta e këtij viti?
Ky vit si një vit i veçantë, ne e menduam që veç festivalit të përvitshëm që ne zhvillojmë menduam që të bënim edhe konkursin e pianistëve të rinj, kështu që në datën 23 deri në 27 prill. Pjesëmarrësit ishin nga shkollat e muzikës të Liceut Artistik të Tiranës dhe të shkollave të muzikës në rrethe, por patëm dhe konkurrentë nga Kosova. Ky konkurs u zhvillua në tre kategori, kategoria e parë deri në moshën 12 vjeç, e dyta deri në 15 vjeç dhe e treta deri në moshën 18 vjeç. Kishte çmime përkatëse në çdo kategori dhe nata finale u zhvillua në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Konkursi u zhvillua në sallën Black Box, por dhe në datën 26 prill u bë koncerti i fituesve në galerinë Jozef në Durrës dhe  në datë 27 u bë ndarja e çmimeve. 

-E ndërkohë, çfarë mund të na thoni për anëtarët e jurisë, por dhe konkurrentët?
Në juri ishte e ftuar dhe një pianiste nga Polonia, dhe juria përbëhej nga tre anëtar ku unë isha kryetare, dhe veç meje ishte dhe pedagogia e pianos nga Polonia, si dhe Keti Qosja. Kishte pianistë shumë të talentuar dhe të luash Shopen në moshë kaq të vogël, ku konkurrentët më të vegjël ishin në klasën e dytë fillore, them se është diçka shumë e vështirë, pasi ato kërkojnë një pjekuri artistike të madhe dhe kur dëgjoje ata vërtetë mrekulloheshe. Shopeni është një kompozitor që kërkon një pjekuri artistike dhe një koncept të qartë dhe aq më tepër që ai është quajtur dhe poeti i pianos. Shopeni ka qenë pak shëndetlig gjatë jetës së tij dhe prandaj ai vdiq i ri, vetëm 39 vjeç. Ai kërkon një delikatesë tingulli dhe një transparencë tingulli dhe kjo është pak specifike. Megjithatë nxënësit ishin shumë të përgatitur dhe e kishin marrë me shumë seriozitet. Në program kishte vetëm muzikë nga Shopeni dhe them se kishte elementë shumë cilësorë. Të gjithë ata kanë bërë specializime ose mastera me pedagogë polakë për konkursin e Shopenit,.

-Sa e vështirë ka qenë për ju të mbërrini deri në këtë edicion me Shopenin?
Nxënësit e shkollës të muzikës, jo vetëm të Tiranës por dhe rretheve kanë qenë gjithmonë prezent në koncertet që ne kemi zhvilluar dhe gjithmonë ka pasur 2 net të fëmijëve nxënës dhe të rinjve dhe studentëve në koncertet në festivalet tona. Ne si shoqatë i morëm masat tona dhe u ndanë programet me kohë, u përcaktuan veprat me kohë gati një vit më parë për ti paraprirë aktiviteteve, për të qenë në nivelin e duhur. Ndërkohë që ne vazhdojmë që të planifikojmë festivalin dhe përsëri do të ketë të njëjtën strukturë si të viteve të kaluara dhe ai ka filluar dhe si festival. Por ne e kemi shtrirë në kohë këtë vit, jo siç ka ndodhur vitet e tjerë në një periudhë të caktuar gati dhe dy javore. Këtë vit ne menduam ta shtrinim në kohë, meqë është dhe viti i Shopenit dhe ta venim në kohë deri në tetor, që është dhe dita e vdekjes së kompozitorit të njohur polak. Ky koncert do të zhvillohet nga TKOB, një mbështetës permanent i aktiviteteve të shoqatës së Shopenit, dhe ndërkohë që aktivitetet kanë filluar që në datë 1 mars me vënin e pllakës së sheshit Shopen afër Akademisë së Arteve, ku atë ditë u dha dhe një koncert në shesh, i cili krijoi një atmosferë shumë të ngrohtë dhe u krijua një ambient shumë i bukur. Ishin të pranishëm shumë personalitete të artit dhe kulturës, ambasadorë të shumtë dhe ndërkohë që aktivitetet vazhduan dhe në datën 3 mars me një koncert të pianistit polak me orkestrën e RTSH. Gjithmonë në kuadrin e bashkëpunimit të rëndësishëm të institucioneve artistike të Tiranës, ndërkohë që edhe MTKRS është mbështetëse e festivalit, po ashtu dua të përmend dhe ndihmën e madhe dhe mbështetjen e kompanisë AMC, por dhe Akademia e Arteve na mbështeti me ambientet e saj. Ne vazhdojmë të kemi përpara ditët e festivalit dhe jemi akoma në pritje të buxhetit nga ana e ministrisë.

-Po gjatë sezonit veror, do të kemi aktivitete kulturore?
Sigurisht, pasi ne duam që ti shtrijmë këto aktivitete, megjithatë kjo varet dhe në bazë të mbështetjes dhe fondeve që do të kemi. Ne do të donim patjetër, që ashtu si dhe konkursi që këtë vit ne e zhvilluam dhe në Durrës ne duam që edhe koncertet e festivalit të mos ti zhvillojmë vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera. Në rrethe të tjera ne mund të zhvillojmë koncerte gjatë ditëve të verës, siç është p.sh qytetit i Durrësit, Fierit, Korça, Elbasani etj. Pra për pushuesit që ata të kenë një aktivitet më ndryshe gjatë këtij sezoni veror. Natyrisht që gjatë sezonit do të kemi dhe aktivitete të tjera kulturore, por aktivitetet që i takojnë karakterit klasik nuk janë shumë të përhapura, dhe ne do të donim që ti shfrytëzonim për të pasuruar jetën kulturore.

-Jeni një nga pianistet më të njohura shqiptare, por sipas jush sa e vështirë është për një artist i muzikës klasike të zhvillojë një jetë artistike?
Vështirësinë duhet ti ndajmë, pasi nëse ne do të bëjmë krahasime patjetër që fillon dhe nxjerr vendin se ku je. Pra nëse ne do ta krahasojmë me muzikën e lehtë dhe me muzikën popullore patjetër që nuk mund të ketë atë shtrirje siç e ka ajo, por kjo gjë ndodh në tërë botën. Sigurisht që skenat me muzikë klasike në botë janë shumë më të gjera dhe shumë më të përhapura, por sigurisht që për muzikën e lehtë mbushen salla

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›