E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me cmimin e bukes Autoriteti i Konkurences penalizon Vloren

Tirane 28 shtator 2011 NOA/ Albana Qehajaj ndash Komisioni i Konkurrences vendosi te gjobise ne shumen 10 000 leke 16 ndermarrjet qe kane zbatuar marreveshjen per fiksimin e cmimit por kane ndaluar shkeljen e ligjit pas vendimit te Komisionit te Konkurrences per masat e perkohshme si dhe me 20 mije leke gjobe 4 ndermarrjet qe nuk kane respektuar vendimin e Komisionit te Konkurrences per masat e perkohshme.
Gjithashtu Komisioni i Konkurrences i ka rekomanduar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te evidentoje shkallen e larte te informalitetit dhe perdorimin e kasave fiskale tek subjektet qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne prodhimin dhe tregtimin e bukes ne qytetin e Vlores.
Vendimi i sotem erdhi pas perplasjeve ne muajt e fundit me prodhuesit e bukes ne Vlore.
Ne mbledhjen e dates 21.03.2011 ata kishin vendosur qe cmimi i bukes do te rritej me 20 lek si dhe kishin hartuar nje vendim i cili u shpernda ne te gjitha furrat e bukes qe operojne ne qytetin e Vlores.
Gjate inspektimeve rezultoi se shume subjekte nuk deklarojne sakte shitjet e kryera duke mos leshuar kuponin tatimor per te gjitha shitjet. Referuar kuponave tatimore vihet re se disa subjekte ne oret e mbasdites kane leshuar kupona me kerkesen e inspektoreve te Autoritetit te Konkurrences vetem 4 6 8 apo 11 kupona tatimore cka tregon qarte shkallen e larte te informalitetit.

a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›