E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Kumbarit mberrin ne Tirane Coppola i ftuar ne festivalin e filmit

Durres 31 gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj ndash Ne naten e peste te Festival Kombetar te Filmit qe po mbahet keto dite ne Durres ka mberritur rezgjizori me fame boterore Francis Ford Coppola.
I shoqeruar nga bashkeshortja e tij regjizori fitues i Cmimit Oscar dhe Palmes se Arte ka mberritur ne Durres si i ftuar i vecante i Festivalit Nderkombetar te Filmit.
Coppola ka mberritur per premieren e dy filmave me te fundit te tij Youth Without Youth prodhim i vitit 2007 i cili do te shfaqet premiere te enjten pasdite. Nderkohe qe mbremjen e 1 shtatorit ne Amfiteatrin Romak do te shfaqet filmi i tij Tetro prodhim i vitit 2009.

Ai eshte pritur edhe nga kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako i cili i ka dhuruar regjisorit hollivudian simbolin e qytetit me koken e Deas.

Coppola i eshte drejtuar me nje fjalim te shkurter artisteve ku pervecse ka vleresuar festivalin ka dhene mesazh edhe per regjizoret e rinj.

Nese jeni femra dhe doni te beheni regjizore atehere ju keshilloj te mos martoheni kurre ka sugjeruar regjisori amerikan.
Ardhja e regjizorit me fame boterore i njohur me se shumti ne vendin tone per filmin Kumbari shenon nje ngjarje.

Ai pritet te vleresohet me Cmimin e Karrieres si novatori me i madh i kinematografise moderne.

a.q/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›