Abuzimi me pronat, qeveria nuk mban përgjegjësi për pronarët
Pronarët sorollaten dyerve të gjykatave, ndërsa ata të cilëve u kanë zaptuar pronat lëvizin me makina luksoze rrugëve të Shqipërisë. Kjo ndodh në vendin tonë, ku pronarët vijnë vërdallë e përfitojnë ndonjë gjë nga mëshira e atyre që u kanë zënë pronat, pasi këta të fundit kanë aplikuar për legalizim dhe presin certifikatën e pronësisë. Nuk mbahet mend se sa kryetarë komisionesh të kthimit të pronave janë ndërruar deri më sot, e ndërkohë firmosen vendime për fitime pronash. Hiqet njëri për korrupsion, tjetri se shkel në kallo diku, i treti se nuk e ka mirë me qeveritarët, i katërti se sillet si dorë e fortë e antikorrupsionit dhe pas pak muajsh hiqet menjëherë për korrupsion. Të gjitha këto ndodhin nën një qeverisje me duar të pastra.
Në Gjirin e Lalzit, pronat e katër familjeve kalojnë në pronësi të një familjeje me firmën e ish-kryetarit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, Tunxh Prel Vatnikaj, një ditë përpara shkarkimit të tij nga detyra. Kjo është një pronë buzë detit, e lakmuar nga të gjithë dhe ndodhet në Gjirin e Lalzit.
Përfaqësuesit e dy familjeve që u drejtuan në "Fiks Fare" deklaruan se këtë pronë e kishin fituar me një vendim gjyqi të vitit 1909 të qeverisë së asaj kohe dhe në vitin 1923 është vendosur në hartën origjinale të marrë nga Arkivi i Shtetit Tiranë.
Pronën e tyre, këto familje e kanë mbrojtur nga xhonturqit në Luftën I Botërore në 1914-1918, e kanë ruajtur pronën edhe gjatë kohës së Zogut, edhe gjatë Luftës II Botërore. E kanë ruajtur pronën edhe gjatë regjimit komunist. Dokumentet nuk janë zhdukur, edhe pse u sekuestruan. E morën pronën gjatë kohës kur Berisha ishte President, por ngeci gjatë periudhës kur Berisha u bë Kryeministër.
Më 20 janar 2009 prona u hiqet me firmë të kryetarit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, Tunxh Vatnikaj, një ditë përpara largimit të tij nga detyra. Një ditë para se të ikte, ai nxori një vendim, i cili i heq një pjesë të tokës pronarit që në 1909, pas 100 vjetësh në 2009, dhe ia jep tjetrit. Pra, AKKP-ja mori vendimi që kjo sipërfaqe i takonte familjes Cenaj, duke hedhur poshtë pronat e familjeve Preza, Ramani, Ceri, Jakova.