Romët "blejnë" me lekë kartat e identitetit
Romët dhe invalidët në Kamëz nuk e marrin dot kartën e identitetit. Që të pajisen me kartën e identitetit, duhet të paguajnë një herë 1200 lekë në postë dhe me kuponin të paraqiten në sportelin e Bashkisë së Kamzës. Më pas do t‘ju rimbursohen shpenzimet. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre jetojnë me pensionin e invalidit, apo ndihmën ekonomike. Por që të marrin pensionin, duhet të paraqesin kuponin që vërteton se kanë aplikuar për kartë identiteti. Të gjithë politikanët pa përjashtim bëjnë thirrje që shqiptarët të pajisen me karta. Madje kanë vënë edhe gjoba për ata që nuk i tërheqin. Disa i marrin falas, disa të tjerë me dy lekë, ca me tre lekë. Romët nisën që të marrin kartat, pa asnjë lekë në xhep, sipas fjalës që u ka dhënë Kryeministri Berisha më 8 prill 2009. Këtë premtim Kryeministri e deklaroi edhe në mbledhjen e qeverisë. "Sot unë i premtova edhe komunitetit rom, që janë shtresa më e varfër, që të pajisen njëlloj si paraplegjikët dhe të verbrit", ka pohuar Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Por në Bashkinë e Kamzës romët dhe invalidët nuk marrin dot kartë identiteti sipas premtimit të Kryeministrit. Atje u thonë që ta paguajnë një herë, pastaj do t‘ua kthejnë lekët. Pra, u kërkojnë një herë 1200 lekë, me premtimin që pasi të presin kuponin në postë, do t‘ua kthejnë lekët. Punonjësit e Bashkisë së Kamzës deklaruan për "Fiks Fare" se procesi i rimbursimit nuk ka filluar akoma, pasi janë ende duke u përpiluar listat e sakta të komunitetit rom, egjiptian dhe listat e invalidëve. Deri sa të mbarojnë këto lista, të gjithë njerëzit që u përkasin këtyre kategorive duhet të harxhojnë një pjesë të mirë të ndihmës ekonomike që marrin nga shteti për të marrë kuponin e kartës së identitetit, pasi u thonë që të paguajnë njëherë, se më vonë do t‘i rimbursojnë. Ndërkohë që bëhet thirrje për të marrë urgjentisht kartat e identitetit.