Bizneset i kerkojne Rames te votoje ligjin per Gjykaten e Larte

Sipërmarrësit shqiptarë i kanë kërkuar haptazi Edi Ramës të votojë të paktën një nga 3 ligjet e integrimit, atë për Gjykatën Larte, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte shumë bizneset në vend. Kërkesa e kryetarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Konfindustrisë erdhi gjatë një takimi ku Rama prezantoi disa prej risive të PS për bizneset.
Bizneset i kërkojnë kryesocialistit Rama votimin e Ligjit të Gjykatës së Lartë, pjesë e treshes së ashtuquajtur ligjet e integrimit. Nikolin Jaka i Dhomës së Tregtisë dhe Gjergj Buxhuku i Konfindustrisë, i thanë Ramës se kjo do të zbllokonte krijimin e Gjykatës Administrative që do të ndihmonte shumë sipërmarrjen.
Gjatë tryezës së tretë me bizneset të organizuar nga PS, Rama premtoi shlyerjen e detyrimeve të Shtetit ndaj privatëve brenda 9 muajve të parë, rikonceptimin e rimbursimit të TVSH për të evituar vonesat, rishikimin e skemës së ndihmës ekonomike që e quajti taksa e votës, si dhe heqjen e referencave doganore.
Rama shpjegoi gjithashtu se ndryshimi I taksave për ndërmarrjet e mëdha do të bëhet pas vitit 2013.
Kryesocialisti tha se nuk ishte shumë pozitiv ndaj kërkesës për krijimin e një banke të zhvillimit, por u shpreh i hapur për të diskutuar.
“Taksa progresive përbën një vlerë të patjetërsueshme. Kush fiton më pak do të paguajë më pak”- u shpreh kryesocialisti.
“Ne do ta ndryshojmë sistemin e taksimit duke e hequr barrën e taksës së sheshtë nga të ardhurat personale. Gjëja e parë në krye të punëve ku ne besojmë se do jemi pas 23 qershorit do të jetë çlirimi i biznesit nga gjithë këto zinxhirë, hallka, mekanzma mbytës që e kanë sjellë ekonominë shqiptare në këtë derexhe. Taksa e sheshtë kështu si është konceptuar përbën një parimësi që nuk përputhet me vizionin dhe vlerat tona, ndërkohë që progresiviteti përbën një vlerë të patjetërsueshme në kontributin e cdo individi, bazuar në të ardhurat e tij personale” – deklaroi kreu socialist.
Gjatë fjalës së tij Rama bëri një ekspoze të situatës ekonomike në vendin tonë dhe hapave që ai do të ndërmarrë kur të vijë në pushtet. Ai premtoi hapjen e 300 mijë vende të reja pune dhe rishikimin e dhënies me koncension të 4 HEC-eve, si edhe zgjerimin e tregut prodhues vendas me Kosovën.