Abuzoi me fëmijë, udhëheqësi i megakishës në Meksikë dënohet me 16 vite burg

Naasón Joaquín García, udhëheqësi i megakishës La Luz del Mundo në Meksikë, është dënuar në një gjykatë në Los Anxhelos me 16 vjet e tetë muaj burg.
García, 53 vjeç, u deklarua fajtor javën e kaluar për tre akuza për abuzim seksual me vajza nga kongregacioni i tij.
Marrëveshja e tij për pranimin e fajësisë do të thotë se dënimi i tij është dukshëm më i shkurtër se burgimi i përjetshëm me të cilin mund të përballej nëse do të ishte shpallur fajtor në një gjyq.
Për ndjekësit e tij, Naasón Joaquín García njihet si “Apostulli”.
Një organizatë fondamentaliste e krishterë, La Luz del Mundo (që do të thotë Drita e Botës në spanjisht) u themelua në Meksikë në 1926 nga gjyshi i Garcias, Eusebio Joaquín González.
Ndikimi i kishës është përhapur vitet e fundit dhe është i fortë në pjesë të Kalifornisë që kanë popullsi të mëdha hispanike, të cilat Garcia i vizitonte shpesh.
Ai u arrestua në aeroportin e Los Anxhelosit në vitin 2019 së bashku me dy nga ndjekësit e tij femra teksa mbërritën me avion privat./ BBC
/rtsh.al/