E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: Rusia ndihet ‘shumë e fortë’ për t’i dhënë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia nuk është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës së shpejti, pasi ende ndihet e fuqishme, raporton skynews.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në negociata, por jo në kurriz të pavarësisë së vendit. Presidenti ukrainas u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve të biznesit amerikanë që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë: “Ne duhet të izolojmë Rusinë plotësisht nga sistemi financiar global”.

Ukraina dhe Rusia kanë tentuar disa herë të mbajnë negociata, por bisedimet kanë dështuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›