Abuzoi me të bijën. Akuza: 17 vjet burg babait
Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, është provuar se 58 vjecari ka abuzuar seksualisht me të bijën që kur ajo ishte 13 vjeçe. Ai kërcënonte të bijën që të mos tregonte në polici për abuzimet.
TIRANE- Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin me 17 vjet burg për babain monstër, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur. Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, është provuar se Ramadan Isufaj ka abuzuar seksualisht me të bijën që kur ajo ishte 13 vjeçe.
Në vëmendje të trupit gjykues prokuroria solli dhe kërcënimet që babai monstër i bënte vajzës që të mos tregonte në polici për abuzimet. 58-vjeçari Ramadan Isufaj, me banim në Laknas, zonë periferike e kryeqytetit, përfundoi në qeli një vit më parë, pas denoncimit në Komisariatin nr.5 që bëri vajza e tij, e cila u tha hetuesve që ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj për pesë vite me radhë.
Isufaj pranoi fillimisht akuzën, por më pas u tërhoq duke hedhur poshtë gjithçka. Seancën tjetër i pandehuri do të japë shpjegimet e tij.
(s.g/BalkanWeb)