Vritet 18 vjecari. vihen në kërkim dy vëllezër
Sipas policisë, ngjarja e ndodhur dje paradite në Laprakë të Tiranës ka ndodhur pas një grindjeje për shkak të debatit lidhur me shpejtësinë e lëvizjes me motor. Deri në orët e vona policia nuk mundi të binte në gjurmë të autorëve.
TIRANE- Policia ka identifikuar dy vëllezër si autorë të vrasjes së ndodhur dje paradite në Laprakë të Tiranës. Viktima i cili ka gjetur vdekjen nga goditjet me thika në brinjë dhe në zemër është Jeton Ferhati, 18 vjec nxënës në vitin e dytë në gjimnaz (1 vit mbetës). Policia ka shpallur në kërkim si autorë të vrasjes vëllezërit Elvis dhe Ervin Meta, respektivisht 24 dhe 22 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje banale për shkak të debatit lidhur me shpejtësinë e lëvizjes me motor. Fillimisht, policia kishte shoqëruar tre persona, të cilët përngjanin me autorët dhe u dyshuan se ishin ata, por në njoftimin zyrtar ajo deklaroi se ishin lënë të lirë të shoqëruarit dhe publikoi identitetet e të dyshuarve kryesorë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia vazhdonte me kontrolle në banesat ku dyshohej se fshiheshin autorët, por pa mundur të binin në gjurmët e tyre.
(s.g/BalkanWeb)