Abuzoi seksualisht me 24-vjeçaren, prangoset autori në Lushnjë
Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare.
Ka qenë vetë e reja e cila ka denoncuar shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, duke thënë se kishte abuzuar me të.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”, njofton Policia.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
