E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzoi seksualisht me të miturën, pranga 40-vjeçarit në Vlorë, detyroi tre adoleshente të konsumonin drogë

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Rinald Rakipaj, u arrestua nga policia e Vlorës këtë të martë sepse akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 mars.

Rinald Rakipaj akuzohet edhe se ka nxitur të miturën së bashku me dy shoqe të tjera që të përdorin lëndë narkotike.

Këtë vepër penale 40-vjeçari e ka kryer në bashkëpunim me një 33-vjeçar, i cili ishte proceduar edhe më parë për nxitje për përdorimin e drogës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›