E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Punët në bashki i kam mbyllur në 2011”, Rama në “Sy m’Sy”: Nëse s’do ta doja Shqipërinë në BE, s’do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime duke punuar

Kryeministri i vendit, Edi Rama, si çdo të martë u është përgjigjur pyeteve të adresuara në platformat sociale. Në rubrikën “Sy m’Sy”, një qytetar i tha kreut të qevërisë se ai realisht nuk do të vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

-Ti nuk e do shqipërinë në BE.

Rama: Nëse unë nuk do ta doja Shqipërinë në BE nuk do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime duke u marrë me këtë punë që merrem. Unë nuk merrem me bufin, ju merreni me bufin. Unë konstatoj atë që shikon shumica e shqiptarëve, që në krye të të ashtuquajturës opozitë është një buf plak. Sa i përket programit, programin tonë e keni para syve përditë dhe patjetër që do të ta tregoj edhe ty dhe atyre që duan program.

Ndërsa një qytetar tjetër i tha se shpenzon shumë kohë live në TikTok dhe Facebook.

Rama: TikTok nuk kam e kam mbyllur prej kohësh. Ndërsa në FB, është detyra ime të komunikoj. Puna ime është që të mendoj, që të lexoj, të analizoj, diskutoj dhe të fund të marr vendime. Kjo është puna.

Sa i përket komentit se më 11 maj do marrin atë që meritojnë, Rama tha: Këtë nuk e diskutoj fare. Më 11 maj është populli që do të vendosë, dhe populli nuk është as ti, as unë, është diçka shumë më e madhe, këtu jemi 100% dakord, secili do të marrë atë që meriton.

“Të uroj fitore zoti Rama, por pak më serioz. Shikoj që ke disa punë atje në bashki…”, ishte komenti i një qytetareje të quajtur Rozana.  

Rama: Punët në bashki i kam mbyllur në 2011, e dashur Rozana. Nuk jam kryetar i bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK më 10 shkurt. Pas arrestimit të tij, kryeministri Rama ka vizituar disa herë bashkinë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›