E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretenca për dy motrat Berisha, burg dhe shërbim prove pasi dhunuan Klea Prengën në lokal

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar në një lokal në Tiranë.

Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën e cila ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.

Ndërsa për Antonelën ai kërkoi 3 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024. Ato akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›