E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzon me fqinjën e mitur, prangoset 24-vjeçari

Abuzonte me një vajzë të
mitur, arrestohet 24-
vjeçari. Ngjarja e rëndë
ka ndodhur në qytetin e
Pogradecit. Burime zyrtare bëjnë
të ditur se i riu Stavri Thana, kishte
gati një vit që abuzonte në mënyrë
sistematike, me një minorene,
fqinjë të tij. Të njëjtat burime pohojnë
se denoncimi i 11-vjeçares ka
çuar në prangosjen e të riut në
banesën e tij, të premten rreth orës
19:30. Gjithçka është zbuluar pasi
e mitura i ka rrëfyer shoqes së saj
të ngushtë se çfarë kishte ndodhur
me të në mënyrë sistematike prej
më shumë se një viti. Burimet e
policisë thanë se vajza nga Pogradeci,
nxënëse në klasën e pestë
të njërës prej shkollave 9-vjeçare
të qytetit, i kishte treguar shoqes
së saj për abuzimin që i bëhej nga
fqinji, i cili e merrte nëpërmjet
mashtrimit dhe dhënies së dhuratave
simbolike, në banesën e tij
private për të kryer vepra të turpshme.
Kaq ka mjaftuar që shoqja e
saj e shqetësuar të denoncojë këtë
rast te mësuesja, ndërkohë që në
dijeni janë vënë menjëherë edhe
prindërit e vajzës. Ata, të alarmuar,
bashkë me minorenen, i janë drejtuar
Policisë së Pogradecit, për të
denoncuar fqinjin e tyre abuzues.
Sapo ka mbërritur kallëzimi penal,
rreth orës 19:30, në banesën e 24-
vjeçarit kanë shkuar uniformat blu
lokale dhe kanë bërë prangosjen e
Thanës, i cili njihej për precedentë
të mëparshëm penalë, për abuzime
seksuale me të miturit. Sipas
policisë, i riu pogradecar kishte dalë
nga burgu rreth një vit më parë, periudhë
e cila përkon me kohën që e
mitura pretendon se ai ka nisur ta
ngacmojë seksualisht. Sipas pretendimeve
të vajzës, 24-vjeçari
kishte abuzuar me të fillimisht në
muajin shkurt të vitit të kaluar dhe
më pas e merrte shpesh në banesën
e tij private për të kryer vepra të
turpshme me të. Ai e kishte
tërhequr në shtëpinë e tij duke e
mashtruar dhe më pas e ka përsëritur
këtë veprim, duke e tërhequr
minorenen me forcë drejt banesës
për të kryer me të vepra të turpshme,
ndërkohë që e joshte me
dhurata, me qëllim që vajza të mos
tregonte. Policia bëri të ditur se, nga
deklarimet e vajzës ka rezultuar se
ajo është abuzuar për një periudhë
të gjatë kohe. Sipas vajzës, historia
ka zgjatur deri në muajin mars të
këtij viti. E tmerruar, ajo nuk kishte
pasur guxim të tregonte se çfarë
ndodhte me të që prej muajit shkurt
të vitit të kaluar dhe në momentin
që "sekreti" i saj është mësuar nga
mësuesja dhe drejtori i shkollës, 11-
vjeçarja ka marrë guximin dhe u ka
rrëfyer prindërve të saj të gjithë ngjarjen.
Policia bëri të ditur se Stavri
Thana, banues në lagjen 4 të Pogradecit,
ishte dënuar më parë për
veprën penale të "marrëdhënieve
seksuale ose homoseksuale me të
mitur", për të cilën ai kishte kryer
dënimin. Të njëjtat burime pohojnë
se 24-vjeçari, nga hetimet
dhe vizita mjekoligjore, ka rezultuar
se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale
me vajzën e mitur, por ka abuzuar
në forma të ndryshme me të.
Pas arrestimit, ndaj Stavri Thanës
është ngritur edhe akuza e veprave
të turpshme me të mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›