E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori Histori në anë të Malit të Thatë

Bie ca shi mbi "gjolin" e Pogradecit
dhe e bardha e luleve
në anë të tij nuk është ajo që
duhej të ishte në këtë paradite
prilli. Megjithatë, duket se pranvera
ka vërshuar edhe në këto anë ku dimri
këmbëngul të rrijë gjatë. Buzë liqenit
njerëzit e ngeshëm, disa të moshuar dhe
disa të rinj që përtypin fara, vazhdojnë të
bëjnë ritualin e kahershëm pogradecar,
shëtitjen e gjatë. Ne marrim udhën që
të çon drejt Korçës. Menjëherë sapo
kalojmë Qafë-Plloçën, vetëm pas pak
kilometrash, kthejmë majtas në një rrugë
që gjarpëron në një fushë të gjerë drejt
Malit të Thatë. Jemi në territorin e Komunës
së Çërravës, e cila përfshin 11 fshatra
dhe ka mbi 9500 banorë. Ajo shtrihet në
një sipërfaqe prej 90 kilometrash katrore
në juglindje të Pogradecit, në këmbë të
Malit të Thatë.
Gjëja e parë që na bën përshtypje
është ajo era e mirë, si bukë e porsapjekur,
që lëshon toka e punuar. Kudo
shohim njerëz ndër ara. Në këto anë nuk
e kanë zakon të rrinë kot.
Kujtimet e xha Nazarit
Blaca, fshati ku bëjmë ndalesën e
parë, është një fshat i vendosur krejtësisht
në fushë. Prej rrugicave të tij
e shohim mirë Malin e Thatë ende të
mbuluar me dëborë, por që këtu ai duket
po aq i largët saç ishte edhe në Pogradec.
Shtëpitë kanë një ngjyrë karakteristike
që i afrohet shumë baltës. Sikur të mos
ishte gjelbërimi i porsashpërthyer do ta
kishim të vështirë të dallonim fushën
nga shtëpitë e fshatit. Ndalojmë diku në
qendër, atje ku dikur kanë qenë zyrat e
kooperativës. Ato janë të heshtura. Të
mbyllura prej kohësh, ato kanë mbetur
vetëm kujtim i një kohe që fshatarët e këtushëm
kanë nisur ta harrojnë ca nga ca.
Kthejmë në një si lokal të thjeshtë. Në
fakt, është një bilardo. Këtu nuk gjejmë
askënd, madje as vetë të zotin e lokalit.
Ca më tej dëgjojmë një bisedë me zë të
ulët. Është sërish një lokal. Kësaj radhe
takojmë tre vetë. Bertin dhe dy djem fare
të rinj që po rrufi sin nga një kafe. Me
Bertin miqësohemi shpejt dhe kështu ky
na ndih që të takojmë ndonjë të moshuar,
ndonjërin prej atyre që i njeh mirë
historitë e këtyre anëve. "Po ju prezantoj
xha Nazarin - na thotë miku ynë porsa
një plak i imët shfaqet në derë - ky i di
këto punë. Për mua më mirë t‘ju rrëfejë
historinë e Llazi Matos, kryetarit të
kooperativës që e pushkatuan si spiun
të UDB-së. Unë vetë kam qenë i vogël,
por e mbaj mend mirë të veshur me qillota
ushtarake". Xha Nazari, 77-vjeçar, i
picërron do kohë sytë, ashtu si bëjnë të
gjithë ata që duan të kujtojnë mirë një
histori të kahershme, pastaj nis të rrëfejë
ngadalë: "Llazi Maton e kam njohur që
më 1946, në kohën e Reformës Agrare.
Ishte shumë i njohur në këto anë. Kishte
qenë njeri i Luftës dhe i dëgjohej shumë
fjala. Unë vetë e kam njohur nga babai
tem që e kishte mik. Im atë gjithnjë
thoshte: Burrë më të drejtë se ky nuk ka.
Andej nga mesi i viteve ‘60, nuk e mbaj
mend mirë, Llazi u bë kryetari i kooperativës
tonë. Ishte punëtor i madh. Ai
Malit të Thatë
nuk bënte gjë tjetër veçse punë. Gjatë
drejtimit të tij patëm ditë pune shumë të
lartë dhe për kohën jetonim pak a shumë
mirë, të paktën më mirë se fshatrat e tjerë
këtu rreth e rrotull. Pak vite më vonë,
askush nuk e mori vesh si e qysh e tek e
arrestuan, e shpallën armik dhe agjent
të UDB-së dhe e pushkatuan. U tha se
kishte zbatuar edhe këtu në neve vetadministrimin
jugosllav, se në këtë mënyrë
kishte sabotuar jo vetë ‘vijën e partisë‘,
por edhe kishte dëmtuar kooperativat
e tjera, se me ndërtimin e disa tuneleve,
që ai i kishte përshtatur për stalla lopësh,
kishte dëmtuar rëndë ekonominë. Ǒnuk
u tha asokohe… Madje u përdor edhe një
telefonatë ku vajza e tij paska thënë një
fjali: I the atij për atë. Dhe kjo na paskësh
qenë parulla për t‘u lidhur me UDB-në!
Ah, more djem kështu kanë qenë ato
kohë. Mjerë ai që e zinte lapsi".
Djemtë e rinj e kanë pirë kafenë dhe
i janë afruar tavolinës së xha Nazarit.
Duken të habitur nga ato që po dëgjojnë.
Me siguri rrëfi mi i tij u kujton ndonjë
fi lm artistik. Pak nga pak ka ardhur koha
e drekës. Njerëzia janë shtuar në rrugët
e Blacës. Bujq që kthehen nga arat, muratorë
që kanë mbaruar punë, nxënës
shkollash, familjarë që vijnë nga pazari,
të gjithë "parakalojnë" para zyrave "gojëkyçura"
të kooperativës me kryetar të
pushkatuar si "armik". Xha Nazari na
përcjell një copë herë. Nuk fl et shumë.
Vetëm ecën ngadalë dhe herë pas here
tund kokën duke psherëtirë. Pa dashje i
kemi ngacmuar një plagë të vjetër.
Në Alarup
Sa më shumë i largohemi Blacës
drejt Alarupit, aq më i afërt bëhet Mali
i Thatë. Tani i kemi thuajse para syve
pllangat e mëdha të dëborës që varen
shpateve të tij. Pak nga pak fusha ia lë
vendin disa kodrave të buta dhe brenda
pak minutash jemi në qendër të Alarupit,
dikur i njohur për minierën që ndodhej
fare pranë tij. Ky është një fshat i madh
shtrihet mbi disa bregore të gjelbëruara.
Edhe këtu shtëpitë e kanë atë ngjyrën
karakteristike si prej dheu sikurse ndodh
në krejt këto anë. Ndalojmë në qendër ku
disa të rinj të hareshëm po gëzojnë në
lokalin e fshatit. Është kohë zgjedhjesh
dhe makinat që sjellin të largët tërheqin
gjithnjë vëmendjen. "Të kujt jini? Me kë
jini? Kush ju dërgovi? Përse s‘kishit fshat
tjatër juve, o?", na duhet ca kohë sa t‘u
spjegojmë miqve se kush jemi dhe çfarë
na ka bërë të vijmë këtu. Megjithatë,
grupi nis të sqarohet pak nga pak dhe
pastaj nisin diskutimet se me cilin prej
fshatarëve është më mirë që të takohemi.
Në shesh, duke qëndruar mes disa
godinave të rrënuara prej kohësh dhe
duke patur përballë minarenë krenare
të xhamisë së fshatit, miqësohemi me
Dylber Nurellin, ish-murator. "Po urdhëroni
njëherë nga shtëpia dhe fl asim.
E kam fare afër. Përse do rrimë në rrugë?
Atje pastaj ju sjell unë një të moshuar
që e ka shtëpinë përposh…". Kështu
përfundojmë në një dhomë ku soba me
dru vazhdon të bubullijë. Është pranverë
vërtet, por ngrohtësia që vjen prej saj nuk
e paska humbur ende atë lezetin e dimrit.
Nuk kalon shumë dhe në derë shfaqet
Yzeir Hoxhallari, 79-vjeçar, disa herë
stërgjysh. Xha Yzeiri ka qenë kovaçi i
fshatit. Si kalojnë përshëndetjet e para,
muhabeti shkon te historia e Llazi Matos
që e kishim dëgjuar më parë në Blacë.
Muratori është më aktiv. Ai e ka krejt të
qartë: fajin e kish sistemi, "komunizmi
që hangri jo vetëm të tjerët, por edhe të
vetët de!". Kovaçi është ca më i heshtur.
Sapo gjen kohën e paktë, që i lë për të
folur "kori" i njerëzve të shumtë, që
janë mbledhur rreth sobës, thotë vetëm
kaq: "Qe burrë i mirë. Mua më shpëtovi
një herë se desh e hëngra keq. Ra një
zjarr në kovaçanë dhe deshën të ma
ngjeshnin mua. Llazi ndërhyri dhe më
nxori pa faj, sikurse isha në të vërtetë".
Biseda vazhdon gjatë në kërkim të fajtorëve
të vërtetë të dënimit të kryetarit
të kooperativës. Xha Yzeiri gjen pak kohë
të fl asë sërish: "Eh, more Dylber. Po maskarenjtë
pe fshatit me ato letra anonime
ia futnë, e kush ia futi tjatër?!". Në fakt,
në vend të "maskarenjtë" kovaçi i vjetër
ka përdorur një term tjetër, një të sharë
të mirë fshatçe, po plaku na lutet që atë
fjalë të mos e "hedhim në kartë". "Nuk
më ka lezet mua tashi në këtë moshë",
shton ndërsa një buzëqeshje e përfshin
më në fund portretin e tij të rreshkur nga
mosha dhe farka.
"Nuk ka lezet" që të mos na vejë
muhabeti edhe te zgjedhjet. Mikpritësi
ynë e ka ndarë mendjen se për kë do të
votojë dhe nuk arrin të kuptojë ndonjërin
prej nesh që ende është i pavendosur se
kë anë të mbajë. "Po i kini sytë në ballë
juve o?!", habitet ai. Për pak kohë dëgjohet
vetëm zhurma e druve që digjen
në sobë derisa dëgjohet kovaçi të fl asë
ngadalë, njësoj sikur t‘ia thotë vetes: "Ah
Një gjyq ushtarak në 1963
Ishte një gjykatë ushtarake ajo
që i gjykoi fshatarët nga Podgoria
dhe Alarupi. Shkresa që
Zihniu na tregoi është një dokument
prej 17 faqesh. Pjesa më
e madhe u dënuan si "pjestarë
të një komploti të organizuar
njëherësh nga SHBA, Greqia
dhe Jugosllavia, si agjentë të
shërbimeve të huaja dhe për
agjitacion e propagandë". Edhe
"moskallzimi i krimit" përmëndet
shpeshherë. Nga ky vendim,
që mban datën 17 qershor
1963, kemi shkëputur pasazhin
e mëposhtëm. Ortografi a e përdorur
është e origjinalit:
"…Vlen te përmendet se, në
kohen kur populli yne ka shtrënguar
radhet me tepër se kurre,
DOKUMENTI
more djem, shejtani fi toka gjithmonë. Ay
qënka më i fortë na e mira…". Te dera e
oborrit të muratorit përshëndoshemi
me njerëzit e shtëpisë dhe bashkë me
kovaçin e vjetër marrim udhën për në
të dalë të fshatit.
"Gjyqi im"
Gjatë kthimit ndalojmë një herë në
anë të "gjolit", në qendër të Pogradecit.
Këtu njihemi me një tjetër personazh të
këtyre anëve. Zihni Hadri ka lindur në
1938 në Podgorije, një fshat pak më në
jug nga Alarupi. Edhe ky e ka një histori
të veçantë e të trishtë, njësoj si shumë
të tjerë që kanë jetuar në anë të "perdes
së hekurt".
Nga një dosje që shtrëngon fort nën
sqetull ai nxjerr një tufë me letra të daktilografuara.
Është vendimi i gjyqit që
e dënoi me 18 vjet burg në qershorin e
1963. Tetë të dënuar, të gjithë kushërinj
e miq, gjysma e tyre nga Alarupi, kanë
marrë dënime të rënda, nga të cilat dy
ishin "me pushkatim". "Historia ime
është kështu - thotë xha Zihniu - unë
kam lindur në Podgorie. Babai ynë merreshe
me tregëti. Ne ishim dy vëllezër.
Meqë babai ishte zëvendëskomandant
i Ballit Kombëtar për fshatin, shtëpitë
tona u dogjën nga Brigada e XV. Sapo
mbaroi Lufta babanë e burgosën dhe
e mbajtën një vit e gjysëm brenda. Kur
doli, ishte hequr shumë. Nuk shkoi
shumë dhe vdiq. Asokohe bënim një
jetë të vështirë. Plaçkë e katandi na ishin
djegur dhe njerëzia nisën të na shihnin
vëngër. Në 1955, im vëlla, Refi ku, u arratis
dhe përfundoi në Gjermani. Këtu
bëri një kurs spiunazhi dhe punoi për
CIA-n. Në pranverën e 1959 në shtëpinë
ku jetoja me nënën, pranë qendrës së
Podgorijes, vjen një djali i dajos dhe na
thotë: Duhet të vini shpejt se gjyshi nuk
është mirë! U nisëm të alarmuar për
në shtëpia e dajos ku rrinte dhe gjyshi.
Shtëpia ishte në të dalë të fshatit larg
shtëpive të tjera. Kur, ç‘të shohim? Atje
kishte ardhur vëllai me nja tre të tjerë.
E mbaj mend si sot nënën që qante në
krahët e vëllait, i cili ishte veshur me
rrobe ushtarake. Ky na tha se kishte
ardhur të na merrte të dilnim matanë.
Por nuk ishim ende gati. Kishim edhe
hallin e gjyshit që ishte në moshë të
madhe, pastaj donim të merrnim edhe
një hallën tonë me vete. Kështu që e
lamë të takoheshim pas disa ditësh.
Por nuk arritëm të lidheshim më me
vëllanë. Ai kishte dalë matanë i ndjekur
nga Sigurimi.
Në 1962, si na thirrën disa herë në
Degën e Punëve të Brendëshme e Korçës
dhe në Maliq, na arrestuan tetë vetë
nga fi si. Pas një viti e gjysëm hetuesi na
nxorrën në gjyq. Patëm të gjithë dënime
shumë të rënda. Dajon e dënuan me
pushkatim, po pastaj ia kthyen me burg.
Bëri 22 vjet. Sapo doli që andej vdiq.
Mua më dënuan me 18 vjet, nga të cilat
kreva 15. Edhe nënën e mbajtën gjatë,
por nuk e dënuan. Nusja ime dështoi
asokohe nga tronditja. Ne akoma nuk
kishim patur fëmijë. Vëllanë, Refi kun, e
kam takuar në 1993, kur erdhi nga Nju
Xhersi, ku jetonte, bashkë me gruan dhe
një vajzë që kish. Ja kështu puna ime".
Xha Zihniu i fut letrat në dosjen e tij të
pandarë dhe niset për në shtëpinë e tij të
re në Rëmenj, pranë Pogradecit. Në anë
të "gjolit" ndahemi edhe ne me njollat e
dëborës mbi Malin e Thatë.

Një gjyq ushtarak në 1963

shte një gjykatë ushtarake ajo
që i gjykoi fshatarët nga Podgoria
dhe Alarupi. Shkresa që
Zihniu na tregoi është një dokument
prej 17 faqesh. Pjesa më
e madhe u dënuan si "pjestarë
të një komploti të organizuar
njëherësh nga SHBA, Greqia
dhe Jugosllavia, si agjentë të
shërbimeve të huaja dhe për
agjitacion e propagandë". Edhe
"moskallzimi i krimit" përmëndet
shpeshherë. Nga ky vendim,
që mban datën 17 qershor
1963, kemi shkëputur pasazhin
e mëposhtëm. Ortografi a e përdorur
është e origjinalit:
"…Vlen te përmendet se, në
kohen kur populli yne ka shtrënguar
radhet me tepër se kurre,
rreth parties tij te punes dhe qeverisë,
për ndertimin me sukses te
socializmit, te pandehurit bashkepunojne
me bandat e armatosura,
spiunet e diversantet te derguar
nga zbulimi Grek dhe Jugosllav,
shpërndajne materjal propagandistik,
mbajne arme pa leje, japin
informata, agjitojne e propagandojne
dhe presin me pa durim
ndryshimin e situates dhe rrezimin
e pushtetit popullor. Populli Shqiptar
gjate ketyre 19 vjetve ka arritur
suksese te medha ne ndertimin
socialist te vendit. Keto suksese te
mbedha te popullit tone, i terbojne
revizjonistet jugosllave, monarko
fashistet Greke dhe imperialistet
me ate Amerikan ne krye. Prandaj
ata herë mbas here dergojne ne
Shqipëri spiune e diversante, për
te shpërndare materjal propagandistik,
për te rekurtuar njerëz ne
sherbim te tyre, për te bere akte
terrori e diversjoni, për te prishur
jeten paqesore te popullit tone. Ata
kane organizuar edhe kompllote te
ndryshme me qellim qe me anen e
tyre dhe te nje nderhyrje t‘armatosur
te përmbysin pushtetin popullor
ne Shqipëri. Por koha ka treguar
se, këto përpjekje te revizjonisteve
modern dhe gjithe armiqve te tjere
te çdo kallepi, te drejtuar kunder
Republikes Popullore te Shqipërisë,
ne nje forme, apo ne nje tjeter, kane
deshtuar me turp dhe do te deshtojne
me turp edhe ne t‘ardhmen
para vigjilences revulicjonare te popullit
tone trim e patriot dhe t‘armes
sigurimit shtetit. Shqipërija nuk
është ajo qe ka qene dikur. Ajo
sot eshte me e forte se kurre,
se ka ne krye Partine e saj te
Punes, ka qeverine dhe ushtrine
popullore heroike, armen e sigurimit
shtetit dhe eshte pjestare
e kampit te fuqishem socialist.
Te gjithe armiqte e vendit tone
qofshin keta te jashtem apo te
brendeshem qe, ne te ardhmen
do te tentojne te cenojne sa do
pak Republiken tone Popullore
ose do te gjejne vdekjen ne
kufi te e Atdheut tone ose do te
japin llogari para popullit, ashtu
si kane dhene para ardhesit e
tyre, ashtu si japin llogari edhe
keta te pandehur qe gjykohen
sot…".

Vetëm punë
shejtani?

"Ah, more djema, shejtani fi toka
gjithnjë. Paskësh qenë më
i fortë nga e mira". Në anë
të një sobe që bubullin nga
zjarri, mbi të cilën vërshëllejnë dy ibrikë të
mëdhenj, nja fshatar i moçëm tund kokën
me mosbesim. Të rrethuar nga perdja e
tymit, burrat e fshatit, në anë të Malit të
Thatë, fl asin për politikë të madhe. Vetëm
pak metra larg tyre një nënë e urtë përkund
djepin e nipit.
E gjithë biseda rrotullohet në një pyetje
të vetme: kush do t‘i fi tojë zgjedhjet
e sivjetme? Si kudo, edhe në këtë fshat të
mbarë njerëzit janë të ndryshëm, sidomos
kur vjen puna "të fl aç" për atë muhabetin
e ngatërruar të politikës. Disa kanë një
nxitim që e shprehin edhe në të folur,
në xheste, e madje edhe në të ecur. Këta
kërkojnë t‘u imponohen të tjerëve me
çdo mënyrë. Nuk e dinë, e kështu që nuk
kanë se si ta përdorin, fjalën mbase. Për ta
i vetmi mendim është ai i tyri. Nuk thonë
"për mendimin tim është kështu", jo. Për
ta mendimi nuk mund të ndahet në "i imi"
dhe "i joti". Për ta vlen thjesht vetëm një gjë:
bindja e tyre, që zakonisht është urdhëri i
partisë. Kjo përbën të vetmin interes, të vetmen
zgjidhje, jo vetëm për fshatin, por për
krejt Shqipërinë, nganjëherë madje, edhe
për krejt rajonin. Liderët e partive, që ata
mbështesin, janë gati-gati njerëz hyjnorë,
njerëz që vetë Perëndia i paska zgjedhur për
të na zgjidhur hallet.
Të tjerë janë më të heshtur e më të
menduar, dëgjojnë më shumë se fl asin.
Nuk tundin flamurë dhe nuk mbajnë
portrete liderësh, nuk i kanë qejf mitingjet
dhe mbledhjet ku jepen urdhëra… Këta të
fundit ndahen në dy grupe të tjera.
Një palë syresh janë aq të zhgënjyer
nga të gjitha rrëmujat, telashet, gjërat e
bëra keq, ato të pabërat, dallkaukët, derbederët,
mashtruesit, shpifjet, Gërdecat,
gënjeshtrat që nuk i ha kush, sa që janë
tërhequr pranë "sobës" së tyre dhe thithin
fort cigaren e tyre në heshtje. Pikërisht këta
janë të bindur se, sido që të vejë puna, ai
shejtani i kahershëm, ai që kanë njohur
që prej shumë dekadash, do të fi tojë me
se s‘bën, le t‘ia venë sot emrin si të duan.
Këta zakonisht nuk shkojnë në zgjedhje,
me ndonjë përjashtim të pakët.
Një palë tjetër syresh kanë shumë
ngjashmëri me të parët. Edhe këta nuk e
kanë qejf "mbledhjen e organizatës bazë"
edhe këta liderët i quajnë vetëm si njerëz të
dhënë pas pushtetit, por që duhet të jenë
në vend të agallarëve, thjesht shërbëtorë të
popullit. Këta kanë ndërmend të shkojnë
në zgjedhje dhe të hedhin votën, ani pse
nuk çirren dhe nuk shtyhen në mitingje.
Vetëm kështu mendojnë ata se mund ta
mbajnë larg shejtanin që kish frikë xhaxhai
i moçëm. E gjithë puna është se këta janë
pak, shumë më pak se militantët zhurmonjës
dhe se të zhgënjyerit e strukur.
Në udhëtim, ndërsa shkonim ndër
mend bisedën mbi zgjedhjet e ardhshme
në atë shtëpinë e ngrohtë në anë të Malit
të Thatë, fi llin e mendimeve na e ndërpret
edicioni i lajmeve në radio. Në Shkodër
qytetarët kanë nisur të shqetësohen për një
central bërthamor që qeveria e ka taksur të
ndërtojë bash e në derdhjen e Bunës. Edhe
një herë, një gjë fort e rëndësishme bëhet
pa e pyetur popullin. Edhe në skajin më të
largët të botës së civilizuar kjo gjë duhej
vendosur me referendum. Të paktën duhej
pyetur populli i Shkodrës, në mos i krejt
Shqipërisë. Njësoj si kur dërguam djemtë
tanë në luftë, në zonën më të nxehtë të
globit, njësoj si kur hymë në NATO, njësoj
si kur do të hymë në BE, njësoj si për TECet
e reja në anë të detit, askush nuk e pyeti
- dhe as që ka për ta pyetur nëse vazhdon
kështu - popullin, atë "sovranin", sikurse e
quan me përkëdheli boshe ndokush. Pyetja
më e parë që mund të bëjë ndonjë optimist
i mitingjeve dhe takimeve elektorale
është: Po ne e kemi Parlamentin! Atje janë
përfaqësuesit që fl asin në emër të popullit.
Këta kanë vendosur. Pra çdo gjë është në
rregull. Demokracia "u kry". Përgjigjja me
pak fjalë mund të ishte: E kemi pasur dhe
e kemi, po puna është si e kemi pasur dhe
si e kemi dhe çdo njeri me dy fi je mend
nuk beson se ai pasqyron vërtet vullnetin
real të popullit. Dhe, së dyti, nëse çdo gjë
zgjidhet në Parlament, ahere përse danezët,
balltikët, polakët, irlandezët shumë gjëra i
vendosin me referendum, qoftë edhe në
nivel lokal? Apo ata kanë lojtur nga fi qiri i
demokracisë?
Nëse vazhdon kështu kjo histori atëherë
nuk është çudi që t‘i dalë fjala atij plakut
të mirë. Atëherë shejtani do ta mundë të
mirën sërish dhe mandej ne s‘do bëjmë gjë
tjetër veçse do të thithim edhe më fort cigaret
në anë të sobave tona të vjetra.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›