Kapet krahu i djathtë i Renato "Çamit"
Arrestohet në Teksas të
SHBA, Gramoz Yzeiri, i
njohur ndryshe si krahu
i djathtë i Renato Çamit.
Mësohet se 38-vjeçari nga Fieri
është prangosur nga skuadra e ISE
e Interpol Uashingtonit, për t‘u
ekstraduar në Shqipëri, me qëllim
vënien para drejtësisë për dy vepra
penale: vrasjes dhe trafikut të
lëndëve narkotike. Lajmi është
konfirmuar për Interpol Tiranën
nga autoritetet amerikane, në orët
e mesditës të së premtes. 38-
vjeçari Yzeiri është skeduar në
listat e personave të shpallur në
kërkim që nga viti 2003. I kërkuar
nga Policia e Fierit, ai akuzohet për
vrasjen e Xheladin Qelisë, ngjarje
e ndodhur 11 vjet më parë. Ngjarja
ka ndodhur në vitin 1994, në
qendër të Fierit. Qelia është marrë
me një furgon pranë "Bar Rinia", në
Fier, dhe pasi është dërguar në
qendër të qytetit, është qëlluar
për vdekje me breshëri. Mendohet
se ngjarja ka qenë për motive hakmarrjeje
dhe se ka lidhje me
vrasjen e ndodhur në lokalin
"Zërat e Natës", ku mbeti i vrarë
nipi i Renato Çamit dhe i plagosur
vetë ai. Drejtues të Policisë së
Fierit tregojnë se për shumë vite,
kjo ngjarje ka qenë e pazbardhur.
Ajo është rihapur si dosje një vit
më parë. "Urdhri i krerëve të policisë
një vit më parë ka qenë
zbardhja e ngjarjeve të vjetra. Një
nga këto ngjarje të vjetra ka qenë
edhe vrasja e Xheladin Qelisë,
për të cilën dyshohet si autor 38-
vjeçari Gramoz Yzeiri", u shpreh
për "Shqip" kreu i seksionit të
krimit të organizuar në drejtorinë
e policisë së qarkut, Zigur Bixha.
Kreu i seksionit të krimit të organizuar
tregon se për këtë dosje
janë siguruar prova që shkojnë
shumë pranë zbardhjes së autorësisë
së saj. Veç kësaj akuze,
Yzeiri do të përgjigjet edhe për
akuzën e trafikut të lëndëve narkotike,
për të cilën ai është dënuar në
mungesë nga Gjykata e Shkallës së
Parë të Fierit me 12 vjet heqje lirie.
Burime nga Policia e Fierit bëjnë të
ditur se gjatë një operacioni antidroge
të gjashtë viteve më parë, të
zhvilluar në lagjen "1 Maj kodër"
në Fier, u gjet një sasi prej afro 65
kilogramësh lënde narkotike. Pas
analizave rezultoi se 2.5 kilogramë
nga kjo sasi ishte heroinë, ndërsa
pjesa tjetër prej 63 kilogramësh
ishte përzierës heroine. Policia e
Fierit deklaron se autori i saj ka
qenë 38-vjeçari Gramoz Yzeiri.
Ndaj tij u zhvillua procesi gjyqësor
dhe togat e zeza të Fierit e shpallën
fajtor dhe e dënuan me 12 vjet
heqje lirie. Që nga ajo kohë, ai u
shpall person në kërkim. Policia e
Fierit këmbënguli dy vjet më parë
se Yzeiri strehohej në SHBA ku ka
edhe të vëllanë, ndërsa informacionet
e Interpolit ishin fokusuar
për një vendndodhje të mundshme
në Itali ose Greqi. Arrestimi i
kryer nga agjentët e ISE konfirmoi
versionin e Policisë së Fierit, e cila
ishte iniciatore e dërgimit të dosjes,
karakteristikave dhe gjurmëve të
gishtërinjve të Yzeirit Interpol-
Uashingtonit. Yzeiri është i martuar
dhe baba i dy fëmijëve. Mendohet
se deri para pak kohësh, 38-
vjeçari ka jetuar në Fier, por në
kushte të forta sigurie. Ai mendohet
të ketë ikur në Amerikë para
pak vitesh. Yzeiri njihet në lagjen
e tij "Sheq i Madh" si një person me
reputacion.
SHBA, Gramoz Yzeiri, i
njohur ndryshe si krahu
i djathtë i Renato Çamit.
Mësohet se 38-vjeçari nga Fieri
është prangosur nga skuadra e ISE
e Interpol Uashingtonit, për t‘u
ekstraduar në Shqipëri, me qëllim
vënien para drejtësisë për dy vepra
penale: vrasjes dhe trafikut të
lëndëve narkotike. Lajmi është
konfirmuar për Interpol Tiranën
nga autoritetet amerikane, në orët
e mesditës të së premtes. 38-
vjeçari Yzeiri është skeduar në
listat e personave të shpallur në
kërkim që nga viti 2003. I kërkuar
nga Policia e Fierit, ai akuzohet për
vrasjen e Xheladin Qelisë, ngjarje
e ndodhur 11 vjet më parë. Ngjarja
ka ndodhur në vitin 1994, në
qendër të Fierit. Qelia është marrë
me një furgon pranë "Bar Rinia", në
Fier, dhe pasi është dërguar në
qendër të qytetit, është qëlluar
për vdekje me breshëri. Mendohet
se ngjarja ka qenë për motive hakmarrjeje
dhe se ka lidhje me
vrasjen e ndodhur në lokalin
"Zërat e Natës", ku mbeti i vrarë
nipi i Renato Çamit dhe i plagosur
vetë ai. Drejtues të Policisë së
Fierit tregojnë se për shumë vite,
kjo ngjarje ka qenë e pazbardhur.
Ajo është rihapur si dosje një vit
më parë. "Urdhri i krerëve të policisë
një vit më parë ka qenë
zbardhja e ngjarjeve të vjetra. Një
nga këto ngjarje të vjetra ka qenë
edhe vrasja e Xheladin Qelisë,
për të cilën dyshohet si autor 38-
vjeçari Gramoz Yzeiri", u shpreh
për "Shqip" kreu i seksionit të
krimit të organizuar në drejtorinë
e policisë së qarkut, Zigur Bixha.
Kreu i seksionit të krimit të organizuar
tregon se për këtë dosje
janë siguruar prova që shkojnë
shumë pranë zbardhjes së autorësisë
së saj. Veç kësaj akuze,
Yzeiri do të përgjigjet edhe për
akuzën e trafikut të lëndëve narkotike,
për të cilën ai është dënuar në
mungesë nga Gjykata e Shkallës së
Parë të Fierit me 12 vjet heqje lirie.
Burime nga Policia e Fierit bëjnë të
ditur se gjatë një operacioni antidroge
të gjashtë viteve më parë, të
zhvilluar në lagjen "1 Maj kodër"
në Fier, u gjet një sasi prej afro 65
kilogramësh lënde narkotike. Pas
analizave rezultoi se 2.5 kilogramë
nga kjo sasi ishte heroinë, ndërsa
pjesa tjetër prej 63 kilogramësh
ishte përzierës heroine. Policia e
Fierit deklaron se autori i saj ka
qenë 38-vjeçari Gramoz Yzeiri.
Ndaj tij u zhvillua procesi gjyqësor
dhe togat e zeza të Fierit e shpallën
fajtor dhe e dënuan me 12 vjet
heqje lirie. Që nga ajo kohë, ai u
shpall person në kërkim. Policia e
Fierit këmbënguli dy vjet më parë
se Yzeiri strehohej në SHBA ku ka
edhe të vëllanë, ndërsa informacionet
e Interpolit ishin fokusuar
për një vendndodhje të mundshme
në Itali ose Greqi. Arrestimi i
kryer nga agjentët e ISE konfirmoi
versionin e Policisë së Fierit, e cila
ishte iniciatore e dërgimit të dosjes,
karakteristikave dhe gjurmëve të
gishtërinjve të Yzeirit Interpol-
Uashingtonit. Yzeiri është i martuar
dhe baba i dy fëmijëve. Mendohet
se deri para pak kohësh, 38-
vjeçari ka jetuar në Fier, por në
kushte të forta sigurie. Ai mendohet
të ketë ikur në Amerikë para
pak vitesh. Yzeiri njihet në lagjen
e tij "Sheq i Madh" si një person me
reputacion.