Abuzon seksualisht me fqinjën 34-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari

Durrës, 29 Shtator 16:33 NOA – Një 34-vjeçare është përballur me dhunë fizike nga një djalë i ri që u përpoq të abuzonte seksualisht me të duke tentuar ta përdhunojë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kurse sot policia komunikoi arrestimin e të dyshuarit, Florian Xhovara, 20 vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 18 Durrës, i dënuar një herë më parë për vjedhje.
Nga hetimet del se mesditën e së shtunës në orën 12.00, 20 vjeçari Florian Xhovara, ka hyrë në banesën e gruas 34-vjeçare fqinjë me të dhe nëpërmjet ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ka tentuar ta përdhunojë.
Policia tha se “u kryen veprimet e para hetimore lidhur me këtë rast dhe materialet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritur mbetur në tentativë iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
a.k/NOA